“Më vjen zor t’i them pasagjerit sa kushton”/ Rritja e çmimit të naftës ‘paralizon’ punën e taksistëve

155

Rritja e çmimit të karburantit ka prekur në formë të drejtpërdrejtë punën e taksistëve në kryeqytet. Në një prononcim për ‘Fax News’ ata shprehen të shqetësuar sepse tashmë 70% e xhiros së tyre ditore shkon vetëm për furnizimin me karburant.

Një nga taksistët theksoi ndër të tjera se është e turpshme kjo situatë që shteti po i server popullit dhe se duke pasur kaq shumë vite në këtë punë, e ka shumë të vështirë që të rrisë dhe çmimin për pasagjerët.

“70% e xhiros ditore karburant shkon karburant. E ka prek mëse mjaftueshëm sektorin tonë, më vjen turp dhe zor që kur vijnë pasagjerët dhe duhet tu themi sa kushton.

Më vjen keq se kemi 20 vite në këtë punë, ndiz taksimetrin thotë dhe karburanti dihet sa është. Sot kam bërë vetëm 3 rrugë, jam munduar të mbaj cmimin aktual por kështu nuk shtyhet”-tha ai./Shqiperiaime.com.al