Njësoj si në luftë, shqiptarët në panik boshatisin raftet e marketeve

154

Lufta që po zhvillohet prej 15 ditësh në Ukrainë ka futur botën në një rend të ri. Shumë liderë perëndimorë janë shprehur se pas kësaj lufte, bota nuk do të jetë më njësoj. Kriza e çmimeve ka prekur shtetet evropiane, padyshim dhe vendin tonë.

Fillimisht rritja e çmimeve u reflektua te nafta, e cila për herë të parë ka shkuar në 260 lek/litri në Shqipëri, e më pas te mielli, vaji dhe produktet e tjera parësore. Në disa qytete, pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të miellit kanë parë fluks të lartë blerësish, të cilët kanë nxituar të krijojnë rezerva në shtëpitë e tyre.

Nga frika për mungesë të produkteve elementare, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë t’i blejnë ato me shumicë. Raftet me vaj e me miell tashmë janë bosh siç i shini në fotot e mëposhtme./albeu.com