Shteti i madh europian refuzon Ukrainën në BE: A e dini se Shqipëria ka 10 vjet që pret?

135

Samiti i liderëve të BE-së në Versajë të Parisit hyn sot në ditën e dytë, por tashmë nga takimi i parë u mësua qartë se një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllok europian, refuzohet nga disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare.

Holanda, një prej vendeve që dikur bëheshin pengesë për anëtarësimin e vendit tonë, tashmë duket se është kthyer në avokate të Shqipërisë. Kryeministri holandez, Mark Rutte, kujtoi sesi disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së. “Kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.

Mark Rutte: Holanda ishte një nga vendet e para që ofroi mbështetje ushtarake, një nga të parat që kërkuan paketë sanksionesh, prandaj nuk duhet të ketë asnjë dyshim se qëndrojmë krah për krah me Ukrainën. Por nuk aderim të shpejtë në BE, një gjë e tillë nuk ekziston.

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se për më tepër tani, nuk mund të happen procedurat me një vend që është në lu.ftë, por as nuk do ta mbyllin derën e të thonë “kurrë”. Në deklaratën e përbashkët liderët e BE-së u zotuan ta afrojnë më shumë Ukrainën me bllokun politikisht.

“Në pritje të kësaj dhe pa vonesë, ne do të forcojmë më tej lidhjet tona dhe do të thellojmë partneritetin tonë për të mbështetur Ukrainën të ndjekë rrugës së saj drejt Bashkimi Europian. Ukraina i përket familjes sonë europiane”, theksohet atypërtej debatit për anëtarësimin, presidentit i Këshillit Europian Charles Michel prezantoi dhe propozimin për t`i siguruar Ukrainës 500 milionë euro ndihmë shtesë, ndërsa udhëheqësit e bllokut premtuan gjithashtu të ndihmojnë rindërtimin e vendit./asutimes.com