Marin Mema në protestën kundër çmimeve të larta: Të mblidhemi bashkë sa më shumë, do ia dalim!

124

Marin Mema ka marrë fjalën sot në protestën e Tiranës. Kur ai ka marrë të drejtën e fjalës gjithë qytetarët kanë brohoritur me të madhe. Gazetari shumë i pëlqyer nga gjithë shqiptarët ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen edhe më shumë dhe se bashkë mund t’ia dalin.

Ai tha:

Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë , njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar.

Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë. Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të mblidhemi bashkë sa më shumë./asutimes.com