Dita e 3-të e protestës për çmimet, Flor Binaj: Jemi këtu që shqiptarët të hanë bukë

352

Sot është dita e tretë e protestave kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit janë mbledhur sërish sot me pankarta në duar para kryeministrisë.

Aktori Florjan Binaj ka marrë pjesë në prostetë dhe ka ironizuar qeverinë në fjalimin e mbajtur para qytetarëve.

“Qeveria në vend që të heqë taksat ka nxjerrë në fushë betejë patronazhistët sufllaqexhinjtë dhe të gjithë servilat e spiunët duke hedhur vrer për këtë protestë a thua se të gjithë keni ardhur këtu keni dalë për t’u bërë president. E kemi dhe kryeministrin dhe presidentin që mos i paçim. Jemi këtu që shqiptarët të hanë bukë dhe patronazhistët të mos hanë mut. Dhe diçka të fundit do i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh nga cila anë do flesh”, tha Binaj./asutimes.com