Ky është çmimi aktual i 1 litër vaji në Gjermani

365

Deri në 3.49 euro është shtrenjtuar një litër vaj në Kosovë, teksa qytetarët kanë filluar t’i kritkojnë dhe akuzojnë disa biznese për përfitim në kohë krize, raporton Llapi.info

Lidhur me këtë, edhe kryeministri Kurti, ka dalur në teren për t’u informuar dhe marrë vendimet e nevojshme, që një gjë e tillë mos të lejohet.

Kurti ka vizituar fabrikën e vajit në Gjilan, ku është informuar nga pronarët për gjendjen në këtë fabrikë dhe kapacitetet e saj për furnizim të tregut vendor, pa pasur nevojë për rritjë të çmimit të këtij produkti.

Teksa në Kosovë është duke vazhduar rritja e çmimit të vajit, në Gjermani, nuk po ndodhë një gjë e tillë.

Llapi.info ka siguruar pamje nga një mërgimtar, të çmimit aktual të një litre vaji në Gjermani.

Çmimi atje nuk ka ndryshuar, vazhdon të jetë i njëjti./asutimes.com