Rituali i Ditës së Verës, kater fazat e festes

251

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete me te mire te mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Ditës së Verës. Faza e pare është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe janë te nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dyte është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mëngjesi i Ditës së Verës qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Ditës së Verës ne mesditën e 14 marsit. Ne vigjilje te natës se Ditës së Verës, çdo shtepi e këtij qyteti është e mbushur me një gëzim te veçante, është një ndjesi qe i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit te farës dhe sytheve qe janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollëk. Porta zbukurohet me lule dhe lastarë te gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjate kësaj nate te afërmit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim te veçante hapin derën qe te futet e mira dhe te dale e liga.

 

Buka e derrit

Sytë lahen me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujë ne “bukën e derrit”, që është një zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji ne “bukën e derrit” simbolizon një vit te shëndetshëm dhe te begate. Gjithashtu, nje zakon tjeter qe ruhet ne kte dite, është zjerja e vezeve naten e dates 13, dhe larja e syve me ujin e vezeve te zjera ne mengjesin e dites se veres. Vec kesaj, diten e veres, lidhet ne dore nje “verore” qe është si byzylyk i formuar prej nje fijeje te kuqe dhe nje fijeje te bardhe. Verorja hiqet kur sheh dallendyshen e pare, dhe hidhet ne ferra qe dallendyshja ta marre per te bere fole. Te gjitha keto jane rite qe kryhen per te kremtuar ardhjen e pranveres, celjen e luleve, rikthimin e dallendysheve e gjallerimin e jetes.

Vizitat

Mëngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afërmit, ku djali me i vogël i familjes nxiton te dërgoje hisen e ndare. Pikniku nis ne orën 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festes nisin një ore me pare. Ne piknikun e Ditës së verës elbasanasit lëne qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurrën e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot ,llixhe etj.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet ne mënyre qe ato te shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçante këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge te tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “C’u deshiruesh me te pa”, “Ma mire n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili ne pranvere” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojnë nga shpirti i vete njerëzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje te festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndërsa ndërmarrja e gjelbërimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelbëruara. Për çdo vit bashkia Elbasan akordon një fond te veçante për festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe janë programuar te organizohen koncerte, lojëra popullore, pjese humori etj. Ne mblodhën disa nga përshkrimet për festën e Ditës së Verës./Wikipedia.