Demi: Nuk është çudi që ju jeni në listë. Jeni shenja më kokëfortë e të gjithëve dhe inatin e mbani përgjithmonë. Kur dikush të mërzit ose të bën keq, nuk do ta falësh kurrë. Nuk do të habiteshim nëse do të kishit një libër të vogël të zi me emra të nënvizuar me të kuqe për të mbajtur shënim gabimet e të tjerëve. Në fakt, ju doni të falni dikë dhe të pranoni justifikimet e tyre, por jeni shumë kokëfortë dhe tepër krenarë për ta bërë këtë. Pasi dikush ju zemëron, mund ta mënjanoni krenarinë tuaj dhe të pranosni një ” më fal”, por kurrë nuk do ta besoni përsëri atë.
Luani: Ju jeni sundimtari absolut i botës. Nëse dikush gabohet, është më mirë të kthehet dhe të iki me vrap. Ai do bënte mirë ta harronte të dilte përsëri me ty. Askush nuk dëshiron të bëjë një luan të zemërohet. Jo vetëm që do të mbani inat për shumë kohë, por gjithashtu do të jeni dhe shumë i keq. Është mekanizmi juaj i mbrojtjes. Ju ktheheni në një person absolutisht bezdisës për të mbrojtur veten. Zakonisht, jeni shumë mbrojtës ndaj të tjerëve, por kur e lëndoni veten,mbylleni në vetvete dhe krijoni një sipërfaqe të fortë për t’i mbajtur të gjithë larg. Ju jeni në gjendje të liroheni, por personi që ka kryer krimin do të duhet të provojë denjësisht që të rikthejë vëmendjen tuaj. Por, në realitet, të kesh një shok si ti, ia vlen të vuash dhe të kthehesh prapa.
Peshorja: Ju do të fshini krejtësisht këdo që ju fyen në jetën tuaj në një farë mënyre. Ata as nuk do të kenë shansin të kërkojnë falje sepse jeni aq të aftë ta bëni veten të padukshëm sa herë që dëshironi. Jeni gjithashtu një aktor i denjë për Oscar. Mund të pretendoni se gjithçka shkon mirë dhe se ju e keni falur atë person, dhe pastaj pas disa ditësh, do ta qortoni atë. Ju kurrë nuk do të ngroheni me atë person dhe mund të mbash inatin në përjetësi./living-media.com