Nëse nuk keni fat në dashuri, me siguri i përkisni një prej këtyre shenjave të Horoskopit

437

Nëse ndiheni sikur po kërkoni vazhdimisht gjysmën tjetër ose jeni gjithmonë në lidhje me “personin e gabuar ”, ndoshta yjet kanë pak të bëjnë me këtë. 4 shenjat e mëposhtme duket se nuk kanë një ogur të mirë sa i përket dashurisë.

Gaforrja

Këta njerëz japin gjithçka në një marrëdhënie. Ata ofrojnë bujarisht dashurinë e tyre dhe janë të lumtur kur gjithçka shkon mirë. Ata rrezikojnë gjithçka, pa menduar për pasojat, ndërsa nuk i kërkojnë palës tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Fatkeqësisht, situatat ndryshojnë dhe më pas Gaforret mbyllen në vetvete dhe kërkojnë shumë kohë për t’u rikuperuar.

Virgjëresha

Virgjëresha është një person i vështirë në vetvete. Ajo flirton, luan por vështirë se do t’i dorëzohet pasionit. E konsideron veten pa të meta dhe të njëjtën gjë kërkon nga partneri. Nëse bie në dashuri dhe lidhja nuk ka fund të lumtur, e ka të vështirë që të hapë sërish zemrën. Ajo mendon se nuk do të funksionojë sërish dhe as nuk mundohet.

Bricjapi

Bricjapët janë shumë seriozë dhe nuk bien në dashuri nëse dashuria nuk troket në derën e tyre. Ata nuk janë aq të pafat me njerëzit sa janë me kohën. Nëse dashuria vjen kur ata janë të përkushtuar në karrierën e tyre, vështirë se do t’i dorëzohen dashurisë së re. Ata kanë në mendje edhe disa standarde, të cilat nëse tjetri nuk i plotëson as që përpiqen.

Peshqit

Fatkeqësia në shenjën e Peshqve qëndron në faktin se ata nuk duan të shohin anën e keqe të njerëzve dhe situatave. Këta persona i trajtojnë të gjithë me dashamirësi. Ata bëjnë sakrifica për gjysmën tjetër, por kur kuptojnë se një situatë ka marrë fund, mund ta trajtojnë atë më qetë se Gaforrja dhe Virgjëresha. /abcnews.al./fiks.al