“E turpshme”, Monika Lubonja shpërthen keq ndaj këtyre dy ish-konkurrentëve të ‘Big Brother VIP’, zbulon për herë të parë prapaskenat që kanë ndodhur pasi doli nga shtëpia

132

Aktorja Monika Lubonja ka qenë një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP për shkak të të gjithë momentet që ajo krijoi brenda shtëpisë.

Së fundmi, e ftuar në “Live from Tirana”, ajo ka rrëfyer disa detaje mbi marrëdhënien që ajo ka me ish-banorët e tjerë të formatit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pengu gjatë lojës në “BBV” i Monikës?

Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje.

Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.

Pyetje: Si ka qenë marrëdhënia e Monikës me Arjolën pas daljes nga “BBV”?

Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë.

Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim.

Pyetje:Po marrëdhënia me Ilirin?

E kam thënë që nganjëherë njerëzit dua t’i shikoj si miq edhe në një lojë sepse e izoluar për 4 muaj në një moment përtej asaj lojës, strategjisë ngelet njerëzorja. Ne nuk kemi pasur kohë të takohemi, nuk e di, t’ja lemë kohës, situatave. Nuk jam njeri që bëj plane.

Pyetje: Marrëdhënia me ish-banorët e tjerë të “BBV” si ka qenë për Monikën?

Jam takuar me Kledin, me Fifin disa herë, me Dj PM, me Dagzin. Këta janë grupi që unë i dua dhe nuk më ka zhgënjyer nuhatja sepse vetë përvoja më bën të mos gaboj në gjërat që shikoj. Unë e kam thënë që për mua marrëdhënia, toni se si flasin njerëzit apo vështrimi i tyre janë vendimtare./Shqiperiaime.com.al