Pushime në kohë krize? Pas fotos që bëri namin në rrjet, vjen reagimi i fortë i Armina Mevlanit

177

Blogerja Armina Mevlani ka mohuar lajmet se ka shkuar për pushime në Dubai.

Sot, në rrjetet e saj sociale, Mevlani tha se lajmi se ajo po pushon në një kohë kur qytetarët nesër dalin në protestë për rritjen e çmimeve është i pavërtetë.

Në reagimin e saj, ajo shpjegoi se e nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën.

“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni?

Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjestra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime?

Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?,”– shkruan blogerja Armina Mevlani në një story në Instagram./Shqiperia ime com.al