Moderatorja shqiptare rrëfen momentin e saj më të sikletshëm: Lash takim me një djalë, por u futa në makinën e gabuar!

369

Moderatorja e njohur Kiara Tito një nga momente më të sikletshme që ajo ka përjetuar. Kiara tregoi sesi në moshën 20-vjeçarë kishte lënë takim me një djalë, por u fut në një makinë të gabuar

E ftuar në “E Diell”, zbuloi se qëndroi 2 minuta në makinë, bëri dhe bisedë me të dhe kuptoi se ishte personi i gabuar vetëm kur ktheu kokën.

“Përpara shumë kohësh, kisha një takim dhe duke qenë se nuk kisha makinë, e lamë që personi në fjalë të vinte të më merrte. Zakonisht në raste të tilla më ndodh të bëj ndonjë gafë. Kur dola nga shtëpia pashë një makinë të parkuar aty dhe vendosa të hipi, hapa derën e makinës, u ula dhe po prisja.

Pas 2 minutash futet një njeri në makinë dhe unë vazhdova të bëj muhabet normalisht për disa sekonda. Kur ktheva kokën pashë që nuk ishte personi me të cilin do të dilja dhe kuptova që kisha hipur në makinën e gabuar”, tha Tito./Shqiperiaime.com.al