30-vjeçarja perlot me historinë me ish-te dashurin: U nda nga mua se ia kërkoi e ëma, s’e pa kurrë djalin

309

Një grua nga Shkodra vjen në studion e “Historia ime” në Tv Klan t’i kërkojë bashkëshortit publikisht divorcin. Ai e ka braktisur gruan 10 vjet më parë, por ata me dokumente rezultojnë burrë e grua.

Nga martesa ka ardhur në jetë një djalë të cilin burri nuk e ka takuar kurrë e as ka kontribuar për rritjen e tij. Gruaja ia ka dalë e vetme të rrisë të birin. Ajo thotë se martesa nuk funksionoi pasi vjehrra e saj ndërhynte gjithmonë në marrëdhënien e nuses dhe të birit.

Mirela Milori: Martohesh dhe hyn në këtë familje, si ishte martesa?

Gruaja: Si fillimi dy muajt e parë mirë, më pas ngela shtatzënë. Në Shkodër nuk kishte punë edhe thotë vjehrra ikni në Tiranë sepse mami im erdhi këtu në Tiranë me dy vëllezërit për të punuar. Erdhëm në Tiranë për të punuar, na ka mbajtur mami në shtëpi 2 muaj. Ai nuk dëgjonte të punonte, kurse unë kam punuar këtu tek Shkolla e Bashkuar në rrobaqepësi.

Mirela Milori: Po bashkëshorti punonte?

Gruaja: Vëllezërit e mi punonin këtu tek tregu tek Uzina, i gjetën punë por ai nuk donte të punonte, thoshte nuk mundem ta bëj sepse nuk kishte punuar ndonjëherë. Unë vazhdova punën por u vështirësua gjatë shtatzënisë dhe nuk mundesha dot të punoja. Ato të punës nuk më mbanin dot sepse nuk po ia bëja punën, më binte tensioni non stop. Ika nga puna, ndenja në shtëpi, vëllezërit i thanë të punonte, ai prapë nuk dëgjonte.

Ndenjëm 2 javë të dy, na mbajtën vëllezërit tek shtëpia dhe mami tha nuk keni se çfarë bëni këtu pa punë të dy dhe ikëm në Shkodër. Kur shkuam vjehrra thotë për çfarë keni ardhur, i thashë ky nuk do të punojë, unë punova, por nuk më mbajtën më sepse u sëmura. Pse nuk ju mbajti ajo, tha për mamin tim. Pastaj ajo tha meqë ajo nuk ju ka mbajtur dhe ti ke për të ikur në shtëpinë tënde, nuk ke më për të ndenjur këtu. Unë nuk ia ktheja.

Gruaja tregon se disa kohë më vonë pasi kishte lindur djali i saj, burri u sëmur nga apandesiti dhe kur shkon vjehrra në spital fillon bërtet duke e akuzuar nusen dhe vëllain e saj se donin ta mbysnin të birin. Pas operacionit gruaja tregon se i vëllai i pagoi çdo shpenzim. Kur i kthye në shtëpi vjehrra e përzen nga shtëpia dhe i thotë që nuk e ka më vendin në këtë shtëpi.

I gjithë problemi i saj ishte pse nuk i mbajti në Tiranë e ëma e nuses dhe për këtë arsye ajo nisi ta trajtonte keq atë. Gruaja kthehet në Tiranë me të ëmën dhe vëllezërit derisa bashkëshorti të bëhej më mirë nga operacioni dhe të qetësonte situatën me vjehrrën, por një ditë më pas ai e merr në telefon dhe i thotë q nuk e lë mami të jetojë me të.

Gruaja: Të nesërmen mori në telefon e më tha nuk më le mami të jetoj me ty, kështu që bashkë nuk kemi më punë. Unë ka qenë 20 vjeç, ai ka qenë 30 vjeç. I thashë cila është arsyeja sepse ti më the për tre ditë e tani thua nuk të le mami? Mendo që ke një fëmijë, pse ta lëmë jetim. Kështu tha ai nuk më lë mami të qëndroj me ty dhe unë nuk kam çfarë bëj kur nuk do nëna dhe ma mbylli telefonin.

Mirela Milori: Po fëmijën?

Gruaja: As e njeh, as nuk e ka parë dhe takuar. Që në momentin që kemi ikur nga ajo shtëpi, nuk e ka parë djalin. Nuk ka marrë kurrë në telefon, as gjyshja.

Gruaja tregon se ende nuk është ndarë me letra dhe se ai ka ndryshuar emrin. Direkt pas ndarjes së tyre, burri është martuar me një grua tjetër, ku ka dhe fëmijë.