Shenjat e horoskopit që preferojnë seksin para dashurisë

277

T’i lëmë për pak historitë shumë ‘serioze’. Ka persona që preferojnë te parashtrojnë flirtimin dhe seksin para një lidhjeje serioze dhe të qëndrueshme. Cilat shenjave u përkasin persona të tillë? Gjithsecili prej nesh ka preferencat e veta per sa i perket lidhjeve dhe jetës sentimentale. Ka persona që duan stabilitet, seriozitet dhe përkushtim, por ka dhe nga ata që duan thjesht të kalojnë një kohë qejfi dhe kaq. Në bazë të horoskopit dhe karakteristikave të secilës shenjë, kemi listuar për ju disa prej shenjave ‘të zjarrta’ që duan më shumë pasionin se cdo gjë tjetër.

UJORI

Ujorëve u pëlqen jeta e mbushur plot me pasion dhe afrimitet fizik. Ata pëlqejnë gjithashtu gjërat ‘e shpejta’ dhe kështu i pëlqen edhe seksi. Pjesa më e madhe e ujorëve u pëlqen te kryejnë mardhënie sekusale edhe me njerëz të cilët nuk kanë pasur një njohje afatgjatë.

AKREPI

Shenja më pasionante, më erotike e gjithë zodiakut. Ç’mund të themi për akrepet? Dihet tashmë se është simboli i seksit. Pavarësisht se sa dëshiron të kënaqet vetë gjatë aktit, nuk është egoist. I pëlqen jashtë mase te kënaqi partnerin fillimisht. Epo, nuk e mohojmë dot: eksperiencat në krevat me akrepët nuk harrohen kollaj dhe kush e ka provuar, do jua pohojë këtë fakt.

LUANI

Luani gjendet gjithmonë mes seksit dhe dashurisë.Ashtu sic do vëmendje nga cdo gjë që rrethon, nuk mund të mungonte vëmendja e partnerit ndaj tij në shtrat. Zakonisht nuk u intereson nëse ka apo jo dashuri mes partnerit dhe luanit, por seksi vjen gjithnjë i pari per luanet.

SHIGJETARI

Të njohur për natyrën e tyre aventureske në jetën jashtë personales, sigurisht që ata dijnë të kënaqin veten dhe partnerin dhe në shtrat. Gjithnjë u pëlqen te provojnë pozicione të reja pasi dhe si natyrë janë shumë kuriozë. Shigjetarëve u pëlqen të kenë një partner që u plotësojnë të gjitha deshirat, por do të ishte perfekte për ta nëse ndaj këtij partneri do kishte dhe ndjenja.

DEMI

Të ishte për demët, do bënin seks gjithë ditën. Preferojnë të dominohen nga partneri dhe të kalojnë një natë të paharrueshme. Presin gjithnjë të veprojë partneri dhe janë mjaft të bindshëm në shtrat./fiks.al