Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ri. “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”, u shpreh ai teksa largohej.
Këtë deklaratë Rama e bëri në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste të mbajtur pasditen e sotme në selinë rozë.
Rama foli edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, ku u shpreh se në nivel personal është i keqardhur, por theksoi se ky është efekti i funksionimit të Reformës në Drejtësi edhe te personat me pushtet.