Çudia me Shpat Kasapin, myslimani i devotshëm zyrtarizon lidhjen me të dashurën natën e Krishtlindjeve

203

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, u fotografua disa muaj më parë me një vajzë që quhej Selvije në një lokal në Shkup.

Më vonë, Shpati e konfirmoi vetë lidhjen, ndërkohë që nuk munguan fotot me parteren në rrjetet sociale, ku ai i shprehte dashurinë asaj në mënyrë të shpeshtë.

Ndërkohë, Shpati ka zbuluar se ai dhe partnerja janë fejuar natën e Krishtlindjes. Ka qenë vetë këngëtari që ka publikuar një foto të dorës së tij dhe të partneres, ku bien në sy unazat e tyre.

“24 dhjetor 2020”, ka shkruar këngëtari sipër fotove duke zbuluar se ai tashmë është fejuar, duke zyrtarizuar kështu lidhjen me Selvijen, të cilën ai e përkëdhel me emrin Serlva.

Por ndjekësit janë çuditur me faktin se pse një mysliman i devotshëm si Shpati, të vendosë të zyrtarizojë dashurinë në natën e Krishtlindjeve. Këngëtari Shpat Kasapi e ka deklaruar vetë se është një besimtar dhe praktikant i besimit mysliman.

Këtë e ka dëshmuar edhe në rastet si ajo gjatë perfomancës së tij në eventin festiv “Pejgamberi Muhammed s.a.v” ku ai interpretoi ilahinë me titull “Inshallah”. Në këtë event performuan edhe të ftuar të tjerë duke veçuar edhe artistë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë.

Sa për partneren, vajza që i ka vjedhur zemrën quhet Selvije dhe është pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni.

Ndonëse kanë një vit të lidhur, çifti ka qenë shumë i rezervuar, duke kursyer edhe postimet së bashku në rrjete sociale, pavarësisht disa detajeve që nuk u kanë shpëtuar fansave.

Megjithatë, vajza u shfaq për herë të parë krah partnerit të saj, kur Shpati ishte i ftuar te “Shiko Kush Luan”./korrieri.al