Horoskopi javor, 7 – 14 prill 2022

423

DASHI

Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë javë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

DEMI

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pikë dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

BINJAKËT

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

GAFORRJA

Mjaft pritët më, por përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Për ju të dashuruarit, më në fund klima do të ngrohet. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Edhe për ju beqarët do të nisë një periudhë e re dhe mjaft e bukur. Nuk do jeni më vetëm falë një takimi të veçantë që do kryeni nga mesi i javës. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë. Në pune do keni zhvillime pozitive. Do iu jepen mundësi të mira për t arritur majat e suksesit.

LUANI

Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe takime interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me sjelljen ndaj partnerit. Mbajeni atë sa më afër dhe mos bëni skena xhelozie sepse dikush tjetër po e vrojton dhe mund t’ua marrë. Ju beqarët do keni takime, por nuk do e gjeni dot personin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse iu pëlqejnë aventurat përfitoni. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe ndonjë ditë do e keni të vështirë të përqendroheni.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj jave mundohuni ta lini veten më të lirë dhe t’i shprehni ato që ndieni. Dijeni se intuita nuk do ju lërë të gaboni. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të rindizet dhe emocionet do jenë më të mëdha sesa mendonit. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo ditë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni edhe pse nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Dilni me miqtë dhe humbni mendjen. Shëndeti do jetë pak delikat. Mundohuni mos e teproni me lodhjen dhe hani në mënyrë të ekuilibruar. Nëse i menaxhoni me kujdes financat do e vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni më të qetë. Në punë do keni disa vonesa me marrjet e përgjigjeve që keni pritur, por në fund do arrini atë që keni dëshiruar gjithmonë.

PESHORJA

Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni edhe më realistë. Fale mbështetjes që do iu japë Jupiteri dhe Venusi ju të dashuruarit jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas personit të parë që do iu pëlqejë dhe do zhgënjeheni mjaft. Shëndeti, pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji, do jetë i mirë. Do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Financat do jene kryesisht të qëndrueshme. Do bëni mire të mbroheni nga vjedhja e portofolave çka do ndikonte mjaft tek situata financiare. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

AKREPI

Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Nëse keni një lidhje, tregohuni më të respektueshëm me partnerin dhe mos e ndrydhni atë. Nëse i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni dhe do e shtyni të kërkojë dikë tjetër. Për ju beqarët priten dashuri me shikim të parë. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më pare me mjekun. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe ju do vazhdoni të tregoheni të kursyer me shpenzimet. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për ju beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bëni mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por që janë mjaft të domosdoshme.

BRICJAPI

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit.

UJORI

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

PESHQIT

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mirë pranë personave të familjes. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.