SiCRED Dega Durres, këkon te punësojë dy punonjes, ja pozicionet e lira

338

Burimet Njerëzore konsiderohen si një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen e vazhdueshme të shoqërisë.
Për këtë arsye SiCRED i kushton vëmendjen e duhur përzgjedhjes dhe vlerësimit të stafit, duke investuar sistematikisht në trajnimiNjoftim për vend të lirë pune

“Specialist/e i Marrjes në Sigurim dhe Shitjeve”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për
konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e i Marrjes në
Sigurim dhe Shitjeve”.
 Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
1. Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
2. Të ketë njohuri për të promovuar dhe shitur produkte;
3. Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
4. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
5. Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
6. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
 Informacion mbi përshkrimin e punës:
1. Kryerja e marrjes në sigurim për kontratat e reja dhe rinovimi i kontratave ekzistuese;
2. Promovimin, finalizimin dhe administrimin e kontratave të sigurimit për produktet e
shoqërisë;
3. Menaxhimi i kontratave me klientët dhe bashkëpunëtorët ekzistues;
4. Përgatitja dhe përditësimi i databasave;
5. Asistimi i Kordinatorit Rajonal sipas nëvojës së punës;
6. Etj.
 Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
1. CV me foto;
2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
3. Kopje e ID;
4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
5. Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
 Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 17 prill 2022,
përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
 Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.
“Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
 Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
 Online: www.sicred.com.al (Karriera)
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.n dhe zhvillimin e punonjësve.

Njoftim për vend të lirë pune

“Koordinator/e Rajonal Durrës”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për
konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Koordinator/e Rajonal
Durrës”.
 Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
1. Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
2. Aftësi shumë të mira komunikimi, menaxhuese dhe vendimmarrëse;
3. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe aftësi për të përballuar ngarkesën në punë;
4. Person me iniciativë, krijues dhe ambicioz;
5. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
6. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
7. Eksperiencat e mëparshme në shitje, marketing, komunikim përbëjnë avantazh;
8. Aftësi për të prezantuar, demonstruar dhe promovuar produktet e sigurimit që kompania
ofron;
9. Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
 Informacion mbi përshkrimin e punës:
1. Të menaxhojë dhe realizojë të gjithë procesin e shitjes së produkteve vullnetare të sigurimit
tek klientët, për hapësirën gjeografike që mbulon Rajoni (Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan,
Librazhd, Gramsh);
2. Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse të kompanisë për hartimin e ofertave të
personalizuara për klientët bazuar në kërkesat e tyre;
3. Të angazhohet maksimalisht për realizimin e planit të Rajonit, sidomos për produktet
vullnetare të sigurimit si Jetë dhe Shëndet në Udhëtim, Jetë dhe Aksidente në Grup, etj;
4. Të mbajë kontakte të rregullta me klientët, të rinj dhe ekzistues;
5. Të asistojë në kërkimet e tregut për të përcaktuar nevojat e tregut dhe mundësitë për
zhvillim të produkteve/shërbimeve specifike të kompanisë;
6. Të monitorojë afatet e pagesave të klientëve debitorë.
 Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
1. CV me foto;
2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
3. Kopje e ID;
4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
5. Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
 Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 17 prill 2022,
përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
 Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.
“Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
 Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
 Online: www.sicred.com.al (Karriera)
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.