“Tensione në dashuri”/ Ja si nis java për shenjat e Zodiakut, çfarë parashikojnë yjet për këtë të hënë

479

Dashi

Mos u tërhiqni nga një person që ju bën t’ju rrahë zemra fort. Ndonëse ju duket sikur nuk jeni askund, lini cdo gjë të ecë me kohën. Një punë që ju dukej sikur nuk po ecte si duhej, do të bëhet e rëndësishme për ju.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Mund të ketë një shkëputje nga ata që doni sepse situata ka qenë e tensionuar mes jush, por kjo nuk është dicka negative. Në punë, gjithçka po shkon shumë mirë, mos i nënvlerësoni propozimet e reja që do ju vijnë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Situata është më e mirë në familje.Të hënën dhe të martën ditë mund të ketë momente emocionuese në dashuri. Kujdes nga ajo që firmosni, mund të ketë shpërqendrime që çojnë në vonesa.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nëse jeni beqarë, do të keni takime interesante. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj të hënën. Një fjali e keqe ose një problem në familje mund t’ju mërzisë. Ndërkohë nëse punoni fort, do të keni stabilitet nga ana financiare.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Yjet parashikojnë momente të këndshme krah atij/asaj që pëlqeni, është koha për të ecur përpara! Ndryshime të mëdha vijnë edhe në punë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të hënën është me tension në dashuri, por do të ketë takime të reja intriguese. Ata që janë në një lidhje të gjatë mund të kenë probleme financiare. Shmangni polemikat.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Juve pëlqejnë situatat e ndërlikuara në dashuri. Ndërkohë në punë, paratë po vijnë, ndaj mendoni të bëni propozime. Ata që janë sipërmarrës, do të jenë të favorizuar për të hënën.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Lajme të rëndësishme vijnë nga ana e dashurisë! Dikush që ju ka qëndruar larg prej kohësh, mund të shfaqet sërish. Në punë jeni shumë i kërkuar, bëni kujdes të mos e teproni. Nëse punoni vetë, nuk dini kujt t’i besoni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mundohuni ta jetoni dashurinë në maksimum dhe mos e fshihni faktin që keni dalë nga ‘guaska’ ku qëndronit prej muajsh. Në fushën financiare duhet të qëndroni të qetë dhe të studioni një taktikë të re për të përfituar më shumë të ardhura. Do të ketë vonesa vetëm në kontrata.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të hënën jeni të hutuar, ndaj mos i besoni personit të parë që takoni. Në punë duhet të merrni vendime të rëndësishme, vlerësoni mirë këto ditë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Këtë periudhë keni nevojë për qetësi në dashuri. Ndërkohë po vijnë situata të favorshme që mund të sjellin ndryshimin e jetës që keni dashur prej kohësh.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ju pëlqen dikush? Filloni të mendoni se si të krijoni një mundësi të re. Në punë, kjo është periudhë që çon në rritjen e performancës tuaj./Shqiperia ime.com