Horoskopi për ditën e dielë, 27 dhjetor 2020

221

 

Dashi

Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur. Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’iu dhënë jetë.

Demi

Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Dhurojini vetes një mbrëmje romantike me partnerin/en, Hëna do të jetë me ju. Kjo e diele është mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë dashurinë. Do të jeni të ëmbël dhe romantikë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta lidhur me mënyrën si të veproni për të arritur objektivat tuja dhe për të konsoliduar pozicionin tuaj profesional.

Binjakët

Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk i bën mirë dashurisë. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të miqësive të reja dhe është mirë që të shmangni personat jo të besueshëm. Një rezultat i kënaqshëm në punë, do ju bëjë që të ndiheni mirë.

Gaforrja

Kjo ditë do ju gjejë mjaft të përkushtuar në jetën private. Do ju duhet që të
ballafaqoheni me një problem familjar, ndaj duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe tolerant, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse jeni vetëm, mund të bëni miqësi të reja, por bëni kujdes nga mashtruesit. Në vendin e punës, nëse punoni në varësi, mund të përballeni me konflikte, ndaj mundohuni të veproni me dinakëri.

Luani

Dashuria do ju dhurojë emocione të forta. Nëse bëni premtime, mundohuni që ti mbani ato, pasi është në lojë krenaria juaj. Shumë nga ata që janë vetëm, duhet të marrin vendime të rëndësishme, duke dëgjuar të paktën njëherë ndjenjat. Në vendin e punës do të vlerësohet shpirti i iniciativës dhe do të shënoni rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha

Ndonjë e papritur në vendin e punës, do të prishë qetësinë tuaj në familje, por me ndihmën e Hënës, do të jeni të qetë dhe të relaksuar me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kalojnë një mbrëmje të këndshme, nën shoqërinë e miqve. Pavarësisht ndonjë të papritur, do të arrini që të realizoni gjithë çfarë do ju propozohet, duke ruajtur qetësinë.

Peshorja

Kjo e diele do ju gjejë të karikuar me entuziazëm dhe eufori dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Do të jeni gati për të projektuar të ardhmen me partnerin/en. Ata që janë vetëm do të jenë optimist dhe të gatshëm për tu përfshirë në lidhje të reja. Sa i takon punës, para jush do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet ti kapni fluturimthi.

Akrepi

Ndiqni instinktin tuaj! Do të jeni tërheqës dhe intrigantë, gjë që do të bëjë që
partneri/ja të bjerë në këmbët tuaja. Kryefjala e kësaj dite për ata që janë vetëm është sinqeriteti. Dëshira për të shprehur ndjenjat ndaj një personi, do të bëhet gjithnjë e më e fortë. Në vendin e punës duhet të jeni më të përqendruar dhe shmangni çdo rrezik për të gabuar.

Shigjetari

Mërkuri dhe Saturni nuk do të kenë aspak ndikim negativ për të lindurit e kësaj shenje. Do ju duhet të luftoni fortë për të fituar zemrën e personit që doni. Ata që janë vetëm do të ndihen të stresuar! Sa i takon sferës profesionale do të jeni të vendosur më shumë se kurrë dhe nuk do të ktheheni mbas lidhur me një vendim. Bëni mirë që të bindni kolegët, për atë të cilën ju tashmë jeni të sigurtë.

Bricjapi

Do të jeni nën ndikimin e plotë të yjeve, ku historia juaj e dashurisë do të jetë e
mbrojtur. Do të arrini të bëni për vete njeriun e zemrës, duke përjetuar emocione të
papërshkrueshme. Ata që janë vetëm, do të marrin një lajm të bukur dhe do e kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e miqve të besuar. Sa i takon punës, duhet të kujdeseni më shumë për financat.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe ju garantojnë momente të lumtura dhe të qeta. Ju pret një ditë vërtetë pozitive. Do të arrini që të zgjidhni një sërë të papriturash. Ata që janë vetëm do të përjetojnë momente lumturie, pasi do të njohin një person fantastik. Ndërsa në punë do të përballeni me një sërë mundësish të mira.

Peshqit

Qetësia juaj është vetëm në dukje, ndërsa në fakt do donit të shembnit gjithë botën.
Partneri/ja nuk do e vlerësojë humorin tuaj, ndaj merrni masa. Ndërsa ata që janë vetëm, do të jenë në gjendje që të zgjidhin një çështje tejet delikate. Në punë do të jeni të pamposhtur dhe idetë tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Gjithashtu nuk duhet të bëni shumë tolerime në negociata!/Tring.al