Bekim Ibrahimi këngëtari më produktiv i momentit’ në tregun muzikor Shqiptar, sjell këngën më të re me titull “Je Melhem je, melhem”

672

Tashmë të gjithë e njohin këngëtarin Bekim Ibrahimi, i cili me zërin e ëmbël dhe buzëqeshjen plot mirësi,  ka sjellë rreth vetes një numër të madh fansash të cilët e ndjekin këngëtarin në rrjetet sociale dhe në Youtube, duke pëlqyer, komentuar dhe shpërndarë këngët e tij të bukura.

Bekimi sapo ka publikuar këngën më të  re “Je melhem, je melhem” një këngë shumë e bukur e cila me zërin e ëmbël të Bekimit të bën t’a shijosh në detaj, ku fjalët e një teksti shumë të bukur, të krijojnë një imagjinatë të gjerë ndjenjash, iluzionesh, dashurish, dhe lutjesh, të cilat ëmbëlsisht i kërkojnë krijesës femërore, të qëndrojë pranë dhe të mjekojë me melhemin e dashurisë plagët e një Romeo modern.

Bekimi gjatë bisedës që pati me gazetarin e Portalit tonë, theksoi se kënga është melhemi dhe qetesia e Shpirtit të tij. Ai dhe kënga janë një, dhe nuk mund të imagjinohet ndryshe, sepse kur e shikon Bekimin duke Interpretuar e kupton që kënga dhe ai kanë lindur bashkë.

Bekimi tashmë nuk po ndalet, ai së shpejti do të vijë me projekte të reja dhe akoma në vazhdimësi po punon për të kompletuar repertorin e tij me këngë të reja.

Bekimi falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që sëbashku kanë realizuar këtë këngë të mrekullueshme e cila tashmë renditet me këngët më të bukura të muzikës Shqiptare.

Je melhem, je melhem!

Teksti Jahe Fida
Muzika Bekim Ibrahimi
Orkestrimi & Masterizimi studio
Alfred kaçinari.

Video Artfabe

Koreografe Arta Paspali
Shesh xhirimet:
Shkalla e Tujanit
Parku i Liqenit Artificial të Tiranës

Duke i uruar suksese këngëtarit Bekim Ibrahimi, ju ftojmë që në linkun më poshtë të ndiqni këngën “Je melhem, je melhem”