“Mu duk e pamoralshme ta shihja …”- Vivien Thano rrëfen “mallkimin” e puthjes së parë me Saimirin në “Love Story”

228

Saimir Kasemi, i konsideruar si “Princi modern”, eleminoi të hënën nga “Love Story” Vivienin, pas debatit që patën ata në studio.

Ndonëse kjo u tha se ishte arsyeja e largimit të saj, Saimiri në “Daily Love Story” u shpreh se e largoi Vivienin, sepse ajo nuk ishte vetëvetja dhe jo për shkak të debatit.

Së fundmi, në një intervistë për “Daily Love Story”, Vivieni ka treguar pse zgjodhi ta puthte Saimirin natën e parë të spektaklit.

“Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur, sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë. Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa Zoti!”, u shpreh Vivieni.

Kujtojmë që këtë javë, rregullat e emisionit të dashurisë “Love Story” ndryshuan dhe “princi modern”, Saimiri, u desh të eliminonte vetëm një vajzë.

Dhe Vivien Thano ishte e eliminuara. Ajo pati një debat me Saimirin, pasi u shpreh kundër faktit që ai u puth edhe me Suelën, pasi i rrëmbeu një puthje Silvanës.

Ajo tha se në momentin që puth një vajzë, Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë, “princi modern” tha se puthjen e konsideron si stacionin e parë drejt dashurisë.

Pavarësisht se Vivien ishte e para që i rrëmbeu një puthje, Saimiri vendosi që të largonte Vivienin nga “Love Story”, pa u menduar gjatë, pasi siç u pa gjatë spektaklit, ai vërtet u nervozua nga debate me të.

Ajo tha se në fakt e kishte dhe vetë dëshirën për t’u larguar, sepse nuk i pëlqejnë disa nga veprimet e Saimirit, duke i uruar atij suksese në këtë rrugëtim, duke i thënë: “Unë nuk jam për ty, ti nuk je për mua!”.

Pas eleminimit, Vivien ka nisur të mbështesë në rrjete sociale të gjitha komentet ku ndjekësit dalin “kundër” Saimirit, madje Vivien ka bërë edhe komentin e saj.

“U gris maska e Saimirit, doli që Saimiri nuk është aq i mirë”, është njëri prej komenteve që ka marrë përgjigjen e ish-konkurrentes.

“Doli Saikeqi”, ishte replika e Vivien duke iu referuar ‘princit modern’. Po kush është Vivien Thano, 27-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, e cila mori guximin t’i jepte puthjen e parë në ekran Saimirit, ende pa u prezantuar me të?

Profesioni i saj është menaxhere marketingu. Çdo gjë në jetë ajo thotë se e ka ndërtuar vetë. Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg tyre, por pas 9 vitesh ata ndjehen shumë krenarë për të, thuhet në skedën e saj të prezantimit.

Puna që bën si menaxhere i jep shumë kënaqësi, pasi merr shumë energji pozitive. Ndërkohë, ajo ka pasion dhe sportet, dhe më shumë pëlqen volejbollin dhe basketbollin.

NGA PUTHJA NË BUZË, LOTËT E DEBATI NË PUBLIK, TË GJITHA ANËT E KARAKTERIT TË VIVIEN QË E BËNË TË PADËSHIRUESHME PËR SAIMIRIN

Puntata e dytë e ‘Love Story’ në “Tv Klan” na njohu pak më shumë me 18 vajzat konkurrente, e sidomos me 27-vjeçaren, Vivien. Gjatë javës së kaluar Saimiri kishte pasur mundësi të ndante kohën e tij me vajzat që janë në garë për ta joshur.

Me Vivien, protagonisti i ‘Love Story’ pati një takim special, pranë oxhakut të vilës ku ai jeton. Veç të tjerash, Saimiri e pyeti Vivienin edhe për familjen dhe në këtë pjesë të bisedës, ajo u përlot pasi rrëfeu për humbjen e të atit në moshë të vogël, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.

Teksa e cilësonte mamanë e saj si një heroinë që ka rritur e vetme 27- vjeçaren dhe motrën e saj të madhe, ajo shprehej se gjithmonë ka munguar figura e një mashkulli në shtëpi.

“Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tri vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë. Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.

Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna, sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht. Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe një herë të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo”, është shprehur Vivien mes lotësh.

E para këtij rrëfimi, Saimiri është treguar sa i ndjeshëm, aq edhe i dashur, duke i dhënë zemër dhe duke e komplimentuar për atë që është. Por pas disa trëndafilash javë pas jave, kjo ishte e hëna që 33- vjeçari biznesmen që jeton në Gjermani, që ka hyrë për të gjetur njeriun e jetës në një show, ta largonte me bindje Vivien nga të preferuarat e tij.

Mesa duket, Saimiri e humbi interesin shpejt për Vivien, pasi ajo brenda një kohe të shkurtër i dha puthjen e parë, qau para tij dhe debatoi me tone të ashpra në publik duke e vënë me shpatulla pas murit, sjellje që e bënë t’i dilte shpejt nga qefi Saimirit.

Ai e tha hapur se nuk i pëlqejnë vajzat që tjetër janë e tjetër hiqen dhe Vivien, sipas tij, ishte njëra prej tyre.