Greqia e Madhe apo Shqipëria e vogël, nuk ndahen me dekret nga Athina, por me vendim gjykate!

149
Nga Kreshnik Spahiu
Dje takova një mik nga Prizreni dhe pasi biseduam për situatën e ndarjes kufijve dhe më tha: “Kreshnik, a mund të më gjesh një hartë me kufijtë e Shqipërisë së Madhe.
Po – i thash: Ta gjej unë, por deri ku i do kufijtë e Shqipërisë Madhe deri në Pekin apo në Moskë?
Më pa i habitur dhe e kuptoj ironinë time.
Të dashur miq.
Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje.
Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto:
1- Me luftë…
2- Me marrveshje të nënshkruar nga dy shtetet. Siç ishte rasti 2009 nga Lulzim Basha dhe Bora Bakoianis
3- Me ndërmjetsimin dhe negocimin e një pale të tretë.
4- Me vendim të gjykatës Ndërkombëtare
5- Me urdhër arbitrazhi ndërkombëtar
6- Me vendim të Gjykatës ujrave dhe deteve në Hamburg.
Për këto arsye dekreti i qeverisë Greke për shtrirje në detin Jon 12 milje nuk ka asnjë vlerë juridike për hapësirën detare me Shqipërinë sepse për këtë hapsirë është në fuqi Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Dekreti grek ka vlerë për hapësira mbi 24 milje hapsirë detare.
Greqia ka dalje në detin Jon, më shumë se në kanalin e Korfuzit dhe në të gjitha ato pjesë që nuk afrohet me ne dhe nuk është në kufi me Shqipërinë mund të shtrihet në kufijtë e njohur nga e drejta ndërkombëtare.
Edhe Shqipëria nga Vlora deri në Sarandë mund të shtrihet 12 milje.
Ndërkohë në zona kur ngushtohet kufiri, dhe ku Lulzim Basha ja dhuroi Greqisë, aty funksionion vendimi gjykatës Kushtetuese dhe pritet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare.
Për këto arsye kush do një hartë me Greqinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe, apo Serbinë e Madhe, nuk mjaftojnë as hartat dhe as dekretet por mjetet juridike dhe ndërkombëtare të për aktuara në konventat e ratifikuara nga shtetet tona.
Për sa kohë nuk ka një firmë dy palshe Shqipëri-Greqi, atëhere nuk ka asnjë rrezik.
Rreziku i humbjes së hapsirës detare ishte kur firmosēn dy qeveritë tona por falë heroizmit të gjygjtarve shqiptar sot plazhistët e Sarandës mund të notojnë në ujra shqiptare. Në të kundërt rrobat e banjos nuk do ishin të mjaftueshme për not sepse duhej edhe pasaporta me vizë për tu larë në ujra greke, pasi Lulzimi na e solli kufirin grek tek çadrat e plazhit nga Butrinti në Sarandë.