Shqipërim Latifi kitaristi i coverit ” Qa me bo” vjen me “M’ke rrejt”

356

Shqipërim Latifi kitaristi i coverit ” Qa me bo” vjen me “M’ke rrejt”

Ai ka shumë talent në muzikë jo vetëm si kitarist por edhe me një super vokal. E kemi fjalën për Shqipërim Latifi që e mbajnë mend të gjithë teksa shoqëronte ne kitarë në coverin hit ” Qa me bo” me vajzën e axhës së tij këngëtaren Merita Latifi e ku ai e kishte orkestruar atë. Mësojmë se ai na ka befasuar tashmë me një cover solo që sapo është publikuar me titull “M’ke rrejt”. Shqipërimi është vetëm 17 vjeç dhe është djali i menaxherit të këngëtares Merita Latifi. Duhet të bëhen gati artistët me emër për të pritur një konkurent të fortë në tregun muzikor shqiptar e ne shumë kurioz për ta klikuar e dëgjuar projektin e tij ku ai këtë herë erdhi solo e ka nisur të pritet mjaft mirë që në orët e para të publikimit.