Ja çfarë ju bën të parezistueshme sipas shenjës tuaj astrologjike

286

Zbuloni çfarë ju bën më tërheqëse sipas shenjës që keni në zodiak.

Dashi: Pavarësia dhe guximi. Duke qene shenja e parë e zodiakut, ju jeni sa të guximshme aq edhe të pavarura. Nuk keni asnjëherë frikë të ndiqni rrugë të reja dhe të përballeni me çfarëdo lloj sfide. Këto cilësi janë ato që ju privilegjojnë më shumë në dashuri.

Demi: Ëmbëlsia dhe sensualiteti. Ju nuk druheni t’i shprehni ato që mendoni dhe kjo cilësi është joshëse në sytë e dikujt tjetër. Ju dini të përfitoni edhe nga gjërat e vogla që sjell jeta dhe mund të qeshni edhe me gjërat më pa kuptim.

Binjakët: Sharmi dhe shpirti pozitiv. Ju jeni sharmante dhe dini gjithmonë të tregoni histori apo barsoleta për t’i bërë të tjerët të qeshin.

Gaforrja: Pasioni dhe mos lëndimi i atyre që doni. Ju jeni shumë të ndjeshëm dhe kur e bëni diçka e bëni me shumë pasion. Nga ana tjetër për të dashurin e zemrës bëni gjithçka dhe nuk e lëndoni.

Luani: Besnikëria dhe karizmi. Ju jeni tejet besnikë dhe nuk ndryshoni lehtësisht mendim. Ju jeni gjithashtu mbrojtës, karizmatikë dhe i ofroni siguri personin të krah. Këto tipare ju bëjnë edhe më tërheqëse.

Virgjëresha: Besimi dhe pragmatizmi. Ju mund të quheni partnerja perfektë pasi jeni me këmbë në tokë, mund t’iu besosh gjithçka, jeni të drejtpërdrejta dhe komunikuese.

Peshorja: Ekuilibri dhe këmbëngulja. Kur ju doni të arrini gjithçka nuk ndaleni asnjë moment. Buzëqeshja ju shoqëron përherë dhe dini të ruani ekuilibrin në jetë.

Akrepi: Misteri dhe dëshira seksuale pa kufij. Ju jeni shenja më misterioze e zodiakut. Kompleksiteti është një enigmë që pak arrijnë ta deshifrojnë. Ama kur ju doni dikë i jepeni me shpirt. Nga ana tjetër ju jeni edhe shumë të nxehtë në planin intim dhe kjo ju bën akoma më tërheqëse.

Shigjetari: Mos pasja frikë nga risia dhe marrja e jetës si t’iu vijë. Me ju nuk mërzitesh kurrë sepse gjithmonë jeni gati të provoni gjëra të reja e madje të udhëtoni shpesh. Nga ana tjetër e merrni jetën si t’iu vijë pa u stresuar shumë.

Bricjapi: Vendosmëria dhe kokëfortësia. Vendosmëria dhe motivimi që ju keni ju bëjnë edhe më seksi. Edhe besueshmëria dhe kokëfortësia ju bën më tërheqëse sidomos në sytë e atij që ju do.

Ujori: Mirësjellja, gjallëria dhe dashuria për jetën. Ju dini si të silleni dhe kjo ju bën që të gjithë t’iu pëlqejnë. Nga ana tjetër edhe entuziazmi energjia dhe dashuria për jetën ju bëjnë tërheqëse.

Peshqit: Natyra artistike dhe bukuria e brendshme. Ju jeni ëndërrimtarë dhe keni shpirt artisti prandaj dhe bini shpejt në dashuri. Bukuria e brendshme ju bën gjithashtu më tërheqëse. /A.S-Dritare.net