Rreziku që i kanoset çdo shenje astrologjike

351

Shenja e horoskopit ka ndikim të madh tek personaliteti ynë, por ajo gjithashtu mund të na tregojë edhe se çfarë na ka rezervuar jeta. Zbuloni sfidat më të mëdha të çdo shenje dhe ato gjëra që mund t’i vënë ato në rrezik.

Dashi. Si shenjë zjarri mjaft aktive, dashi rrezikohet më shumë nga plagët sidomos ato të prera me thikë apo nga djegiet.

Demi. Personat e kësaj shenje i vë shpesh në rrezik dashuria. Ata ndërmarrin shumë rreziqe financiare për hir të saj.

Binjakët. Kureshtarë nga natyra, binjakët rrezikohen më shumë nga aksidentet gjatë udhëtimeve.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje e duan familjen dhe qëndrojnë gjatë në shtëpi, prandaj rrezikojnë më shumë të lëndohen në këtë ambient. Një therët rrezik që iu kanoset është edhe vjedhja.

Luani. Personat e kësaj shenje janë kokëfortë dhe bëjnë shumë lehtë armiq. Nga këta të fundit janë shpesh të rrezikuar.

Virgjëresha. Këta persona e shprehin hapur atë që mendojnë dhe kjo nxit shpesh konflikte të ashpra me të tjerët.

Peshorja. Mirë është që personat e kësaj shenje të mos bëjnë deklarata dhe të mos marrin vendime të nxituara dashurie sepse do të lëndohen.

Akrepi. Ndjeshmëria e tepërt e akrepave i bën të lëndohen edhe për gjërat më të vogla.

Shigjetari. Duke qenë adhurues të udhëtimeve, personat e kësaj shenje rrezikohen më shpesh nga aksidentet në natyrë si dhe nga zjarret.

Bricjapi. Personat e kësaj shenje bëjnë shumë armiq dhe prej tyre rrezikojnë të përballen me sekrete të dhimbshme të së shkuarës.

Ujori. Personat e kësaj shenje rrezikohen shumë nga situata të rrezikshme për shkak se shumica e atyre që i rrethojnë nuk i kuptojnë.

Peshqit. Personat e kësaj shenje rrezikohen më shumë nga varësitë nga diçka. /A.S-Dritare.net