Ja për çfarë ka nostalgji secila shenjë horoskopi

359

Nostalgjia është diçka që çdo person, në një moshë të caktuar, do ta provojë. Kur je nostalgjik ndihesh i trishtuar për disa gjëra të së shkuarës. Po për cilat? Ja çfarë thotë astrologjia.

Dashi. Ata kanë nostalgji për fëmijërinë e tyre dhe për gjërat e bukura që kanë përjetuar në atë vite.

Demi. Ata kanë nostalgji për ushqimet e shijshme që konsumonin në fëmijëri dhe që nuk i gjejnë dot më.

Binjakët. Ata kanë nostalgji për vitet e shkollës, diskutimet me shokët e shoqet, shkëmbimet e ideve dhe mësimet.

Gaforrja. Ata kanë nostalgji për dashuritë e shkuara. Ju kujtohen përherë kohët e bukura, momentet romantike dhe trishtohen kur mendojnë se asgjë nuk kthehet pas.

Luani. Ata kanë nostalgji për modën e shkuar, veshjet, këpucët, çantat, stilin e të veshurit të dikurshëm.

Virgjëresha. Ata kanë nostalgji për koncertet e festivalet që nuk kushtonin shumë dhe iu jepnin emocione të mëdha. Edhe sot mund të shkojnë nëpër koncerte, por përveçse janë shtrenjtë nuk ofrojnë të njëjtat ndjesi.

Peshorja. Ata kanë nostalgji për drejtësinë, gjë që thuajse ka humbur vitet e fundit.

Akrepi: Ata kanë shumë nostalgji për të shkuarën dhe nuk mundet ta harrojnë kurrë atë pavarësisht vështirësive që mund të kenë kaluar.

Shigjetari. Ata kanë nostalgji për udhëtimet që kanë bërë, njerëzit që kanë takuar dhe përvojat që kanë kaluar.

Bricjapi. Ata janë nostalgjikë për periudhën e fëmijërisë, atëherë kur nuk kishin kaq përgjegjësi sa sot.

Ujor. Ata nuk bëhen shumë nostalgjikë, por kur bëhen gjithçka ka lidhje me natyrën.

Peshqit. Ata janë shumë sentimentale dhe kanë nostalgji për muzikën e dikurshme, ushqimet e shijshme dhe çdo gjë të veçantë të së shkuarës. /A.S-Dritare.net