Sipas astrologjisë // Kjo bimë forcon martesën dhe sjell lumturi: Ka aromë më të mirë se jasemini

282

Një nga kacavjerrëset më të bukura e njohura si “thonjtë e shqiponjës”, “gjaku i dhisë” ose, botanikisht, lonicera shihet me kënaqësi në shumë kopshte.Ne e duam atë më së shumti për shkak të aromës së ëmbël dehëse që të kujton jaseminin, por gjithashtu magjepsin lulet e saj delikate ngjyrë rozë, vjollcë ose krem, transmeton Telegrafi.

Lonicera rritet si e harlisur. Do të përparojë bukur nëse mbështetet në ndonjë mur, pjergull apo edhe në një pemë të vjetër që e keni prerë në lartësinë e dëshiruar.

Një besim i vjetër thotë se kjo bimë gjithashtu ka fuqi magjike.Degët e saj delikate, por shumë të forta simbolizojnë fuqinë e joshjes, kështu që konsiderohet që forcon martesën dhe pasionin e dashurisë ndërmjet bashkëshortëve.

Nëse një zonjë dëshiron të jetë edhe më e bukur për të dashurin e saj, ajo duhet të fërkojë lulen aromatike të thonjve të shqiponjës” nëpër flokët e saj.

Duke vepruar kështu, le të mendojë për të me dashuri dhe butësi.Sipas gojëdhënave, “thonjtë e shqiponjës” shpesh mbilleshin pranë portës ose rrethojës së shtëpisë.Kjo lule kacavjerrëse këmbëngulëse dhe e guximshme qëndron shpesh e gjelbër gjatë gjithë dimrit, besohet se tërheq lumturinë në shtëpi.

Kujdesi për lonicerën është shumë i lehtë. Duhet të krasitet rregullisht për të nxitur rritjen dhe lulëzimin. Nëse dëshironi ta shumoni, është mirë të merrni një degëz të zhvilluar mesatarisht dhe ta prisni në mënyrë që të mbeten dy gjethe – njëra përballë tjetrës – në degë.

Përgatitni dheun me shumë rërë dhe mbillni degëzën, më pas ujisni mesatarisht dhe mbulojeni me një qese plastike transparente në mënyrë që të ketë shumë hapësirë të lirë sipër degëzës.

Vendoseni tenxheren në një dhomë të ngrohtë dhe shikoni – kur shfaqen gjethe të reja, bima është gati për transplantim.