Sipas astrologëve, baballarët më të mirë u përkasin këtyre 4 shenjave të horoskopit

287

Ashtu si në çdo aspekt të personalitetit, shenja e horoskopit thuhet se ndikon edhe në marrëdhënien me fëmijët. Kështu, sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se meshkujt e cilave shenja janë baballarë më të mirë. Duke u nisur nga kjo, shenjat që janë edhe baballarë të mirë janë:

Demi

Ata janë të qetë, nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk u pëlqejnë. Baballarët e kësaj shenje janë kryesisht bujarë dhe të përgjegjshëm. Gjithsesi, kur vjen puna te disiplina, janë të hekut. Por, kjo nuk është e thënë të jetë një gjë e keqe për fëmijën.

Gaforrja

Baballarët e kësaj shenje konsiderohen si më të dashurit e horoskopit. Ata e mbështesin shumë familjen e tyre. Në shumicën e rasteve, fëmijët shkojnë te këta baballarë kur bëjnë ndonjë gabim sepse e dinë që nuk do marrin masa të rrepta ndaj tyre.

Akrepi

Akrepët kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.

Peshqit

Baballarët që i përkasin shenjës së peshqve janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre. Kanë gjithashtu një tendencë për të krijuar një marrëdhënie mes miqsh me fëmijët e tyre./voxnews.al