Horoskopi i muajit maj: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

370

SHIGJETARI:

Mirë se erdhët në maj! Muaji do të nisë me romancë, me përvoja që ju mbushin shpirtin. Lajme të papritura vijnë pas datës 5, lajme që lidhen me rutinën ditore në punë. Do t’ju jepen disa përgjegjësi të papritura. Po ndieni nevojën për të bërë diçka ndryshe. Më datë 10, Mërkuri nis prapavijën e tij të famshme dhe në jetën tuaj do të kthehen ish-partnerë, miq konfliktualë që kishit kohë pa i parë, pra persona që do të trazojnë ujërat. Jeni ju që duhet të vendosni kufirin dhe të dini sa do t’i lejoni që t’ju afrohen. Ruani kufijtë dhe kini përparësi nevojat tuaja. Kur Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj, edhe fati do të ndryshojë. Takime të reja, mbrëmje romantike, do të keni kohë të kujdeseni apo të kryeni aktivitete për veten. Më datë 15, eklipsi hënor në Akrep do të sjellë fundin e diçkaje, me gjasë kjo një marrëdhënie sentimentale. Mos u shqetësoni se fillime të reja ju presin dhe janë shumë afër. Mos ndrydhni ndjenjat për dikë që nuk ia vlen, pasi nuk zë më hapësirën tuaj, që ju e keni kaq të nevojshme. Dielli hyn në Binjakë më datë 20 dhe ju do të kujdeseni më shumë për partnerët. Disa do të zyrtarizojnë lidhjet e tyre të gjata. Cilido qoftë statusi që keni, zemra e di që ai/ajo është i duhuri. Planeti i Marsit do ta trazojë më shumë jetën romantike. Do të keni shumë ftesa për takime apo evenimente sociale, dhe në fund të ditës do të ndiheni të lodhur. Planet i harmonisë, Venusi do t’ju ndihmojë që të përqendroheni më shumë te karriera në datën 28. Ndoshta ka ardhur momenti për një ngritje në detyrë? Do të gjeni dashurinë në punë? Mos përjashtoni asgjë. Hëna e Re sjell shpresa të reja.

BRICJAPI:

Koha fluturon dhe ju keni punuar kaq shumë. Yjet ju kërkojnë ta zhvendosni vëmendjen te dashuria dhe familja, pasi janë pikërisht ato që ushqejnë shpirtin tuaj. Kjo është periudha më e përshtatshme për të krijuar projekte për shtëpinë, sidomos mobilimi. Më datë 5 do të keni një surprizë të papritur vjen më datë 5 kur Dielli dhe Urani takohen në shenjën e Demit. Erdhi momenti të ndiqni zemrën. Pas datës 10, kur Mërkuri kalon në prapavijë, do t’ju duket sikur në punë po ecni mbi një fushë të minuar. Ekuilibri mes punës dhe familjes ka nevojë të rregullohet. Nëse ndiheni të rraskapitur, merrni leje. Gjatë prapavijës, edhe projektet do të kenë vonesa. Gjërat do të përmirësohen vetëm pas kalimit të Jupiterit në shenjën e Dashit. Nëse keni dashur të investoni në prona, y është momenti. Një martesë ose një bebe në horizont. Eklipsi hënor do të sjellë pak dramë në familje dhe mes miqve. Ju këshillojmë që pas datës 20 të përqendroheni më shumë te rutina juaj ditore, që ndikon në shëndetin tuaj? Suksesi gjendet pikërisht te gjërat e vogla në dukej. Ndoshta duhet ta lini pak pas dore telefonin dhe rrjetet sociale. Niseni mëngjesin me meditim apo stërvitje. Debate në familje rreth datës 24 maj. Muaji mbyllet me Hënën e Re, e cila për ju nënkupton zakone të reja, një njeri më të shëndetshëm./clickupnow.com