Inteligjenca emocionale: “Nëse i përdor këto tri fjalë, atëherë e zotëron këtë cilësi”

281

Inteligjenca emocionale është një cilësi tepër e rëndësishme, edhe pse shpesh nënvlerësohet. Ka plot persona që mundohen t’i arrijnë gjërat që duan, apo t’i bindin të tjerët për idetë e tyre, thjesht duke përdorur fjalët e duhura. Zbulo në këtë artikull nëse bën pjesë në këtë grup personash.

Nëse je mësuar t’i përdorësh këto tre fjalë, atëherë të është falur një inteligjencë emocionale e fortëKëto fjalë janë: “Nuk e di”, të cilat vijnë nga shprehja e famshme e Sokratit: “Di se nuk di”. Zakonisht këto fjalë përdoren për të fshehur një krenari të tepruar, kur nuk gjendet guximi për të shprehur një dështim me zë të lartë. Pikërisht për këtë arsye, kur thuhen këto fjalëtregohet një inteligjencë emocionale mësuperiore se e të tjerëve.

Kush e zotëron këtë cilësi, është në gjendje t’i thotë këto fjalë, si dhe është i vetëdijshëm se në çdo moment të jetës ka të papritura. Asgjë nuk është e sigurtë në jetëKëta persona janë të ndërgjegjshëm qëçdo gjë ka anën e vet pozitive dhe negative. “Nuk e di” është një konstatim që na bën më të lirë dhe na lejon të rritemi.

Jo gjithmonë është e lehtë të marrim vendimin e duhur. Në shumë raste, edhe kur ke mjaftueshëm eksperiencë, ka ende plot gjëra për të mësuar. Jo të gjithë janë në gjendje ta pranojnë mungesën e aftësive apo njohurive në situata të caktuara. Sigurisht mund të kemi nevojë për ndihmën e dikujt për të na udhëzuar. Ndaj, duke e shprehur se diçka nuk e di, tregohet një nivel i lartë inteligjence emocionale.

Padyshim është e rëndësishme të kemi vetëbesim, vetëkontroll dhe t’ia dimë vlerat vetes sonë. Këto cilësi janë të rëndësishme edhe për t’u sjellë si persona të denjë për respektin dhe besimin nga ana e njerëzve tëtjerë.