Dashi
Dite shume normale ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te qete dhe për fat nuk do keni probleme serioze. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme, flirtime dhe mundësi për aventura fantastike. Përzgjedhja do jete tërësisht ne dorën e tyre. Ne planin FInanciar do jeni impulsive dhe kjo do e trondite disi gjendjen. Beni kujdes dhe mos vazhdoni me këtë sjellje.
Demi
Priten momente mjaft te këndshme sot mes jush dhe partnerit. Do ndiheni te plotësuar dhe gati për te hedhur edhe hapa me tej. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa asnjë te ardhme. Për lidhje serioze duhet te kaloje edhe pak kohe. Ne planin FInanciar duhet te qëndroni me këmbë ne toke dhe t’i bëni me kujdes llogarite. Po gabuat keni për te pasur probleme.
Binjaket
Marrëdhënia juaj ne çift do konsolidohet ehe me tepër gjate kësaj dite. Do flisni me hapur për gjithçka qe lidhet me jetën tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjerat me tej. Beqaret ka mundësi te keni dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ju ndryshoje brenda pak minutash. Financat do FIllojnë te përmirësohen ndjeshëm. PërFItoni për te hequr para mënjanë sepse do ju duhen ne te ardhmen e afërt.
Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje sot keni për te kaluar momente fantastike. Partneri do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme dhe jeni për t’u ndiere për mrekulli. Beqaret nuk do kenë dot dashuri me shikim te pare, por nuk do mungojnë disa takime interesante qe shume shpejt mund te shndërrohen ne diçka me shume. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Luani
Do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe do merrni vendime te rëndësishme. Problemet e se shkuarës do i harroni përgjithmonë. Beqaret mire është te dalin neper takime, por ne asnjë mënyrë nuk duhet t’i idealizojnë personat qe do takojnë pa i njohur si duhet. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Virgjeresha
Mos i bëni partnerin premtime qe nuk jeni as vete te sigurte nëse mund t’i mbani dot sepse do e zhgënjeni tej mase atë. Tregohuni me realiste dhe do ndiheni me mire. Beqaret do realizojnë takimet qe aq shume kane ëndërruar dhe jeta ka për t’u marre drejtimin e duhur. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja nuk do jete aspak e keqe.
Peshorja
Ne krahët e partnerit keni për te gjetur lumturinë gjate kësaj dite. Do ndiheni te plotësuar dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë një dite te bukur edhe pse jo te gjithë do gjejnë shpirtin binjak. E rëndësishme është qe nuk do mërziten për asnjë çast. Ne planin FInanciar duhet te merrni masa sa me strikte qe situata te mbetet e qëndrueshme.
Akrepi
PërFItoni nga kjo dite e bukur dhe me diell për te zgjidhur te gjitha keqkuptimet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift. Po i late pas dore situata do përkeqësohet. Beqaret do kenë takime romantike me disa persona qe kane disa kohe qe i kane njohur, por vetëm flirtonin se largu. Te ardhurat do përmirësohen jashtëzakonisht dhe mund te bëni edhe investime.
Shigjetari
Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj sot dhe do mërziteni pa mase kur ai te mos ua plotësojë dot te gjitha dëshirat. Beqaret do jen ne humor për te bere edhe çmenduri te vogla vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar siç janë. Klima yjore duket e favorshme për FInancat. Do shisni diçka qe nuk ju duhet me dhe kjo do ju ndihmoje ne përmirësimin e buxhetit.
Bricjapi
Dita e sotme nuk do jete shume e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Do ju dalin shpesh keqkuptime dhe do grindeni edhe për gjera te kota. Beqaret nuk duhet te kërkojnë persona te pasur edhe pse pa vlera sepse do vije një dite qe do pendohen për vendimet qe do marrin. Financat nuk do përbejnë asnjë shqetësim për ju kështu qe do jeni te qete.
Ujori
Jeta juaj ne çift do konsolidohet tej mase gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do ndani me te gjithçka. Beqaret vetëm sa do flirtojnë me disa persona, por nuk do hedhin asnjë hap te nxituar. Ne fakt duhet te binden para se te marrin vendime. Buxheti do përmirësohet tej mase kështu qe mund te mendoni te bëni investimet e menduara.
Peshqit
Fale ndikimit te madh te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Do dini si te veproni ne çdo moment vetëm qe marrëdhënia me partnerin te mbetet e kënaqshme. Beqaret do takojnë disa persona qe do ju shtojnë edhe me shume dëshirën për te krijuar sa me pare një familje. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.