Një histori dashurie e denjë për telenovela”Ishin miq të vegjël, shqiptarja e gjen në Facebook dhe martohen

328

U njohën që në fëmijëri, dhe që nga atëherë thonë se u lindi simpatia për njëri-tjetrin, e cila pas shumë vitesh do të kurorëzohej me martesë.

Kështu Marigona Berisha, një vajzë nga Kosova nuk rreshti kurrë së menduari për shokun e fëmijërisë së saj, ani pse fati e largoi me mijëra kilometra larg tij.Falë rrjeteve sociale, ata u bashkuan përsëri pas disa viteve, për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre me martesë, por shumë larg Kosovës, tani në Amerikë.

Ishin shokë në fëmijëri, shqiptarja në Amerikë e gjen pas kaq vitesh në Facebook dhe martohet me djalin e ëndrrave“Jemi takuar kur kemi qenë fëmijë dhe rrinim gjithë kohës bashkë. Unë kam jetuar me gjyshërit dhe babagjyshi im e njihte familjen e tij.

Që atëherë ai më thoshte se do jemi bashkë. Kur mbusha 7 vjec, erdha në Amerikë me prindërit dhe humba kontaktet, por nuk e pata harruar kurrë.Pas disa vitesh, pas disa kërkimeve të gjata në Facebbook, pasi foton e tij të fëmijërisë e mbaja me veta, e gjeta. Që atëherë kemi folur non stop 24 orë dhe u takuam.Kam ndenjur 3 muaj në Kosovë dhe jemi fejuar në vitin 2016. Për një vit e gjysëm qëndruam në një marrëdhënie në distancë dhe u bashkuam prapë në janar në vitin 2018. Pas 2 muaj bëmë dasmën”, shkruan vajza shqiptare./techonlinelive.com