Receta e lumturisë sipas çdo shenje astrologjike

163

Ndonjëherë është e vështirë të mendosh pozitivisht sidomos kur ke përpara pengesa të mëdha, por lumturia mësohet dhe mund të jetë zgjidhja për ta bërë jetën shumë më të bukur. Duke qenë se jemi të ndryshëm nga njëri tjetri jo çdo gjë që e bën dikë të lumtur mund t’i bëjë edhe të tjerët. Zbuloni disa receta sekrete sipas shenjës astrologjike.

Dashi: Thjeshtësia. Personat e kësaj shenje mendojnë se për të qenë të lumtur në jetë duhet të çmohet çdo moment i jetën, madje edhe sekondat më të vogla, pasi kënaqësinë në dukje jo të mëdha të ndihmojnë të lumturohesh edhe më shumë.

Demi: Qetësia. Për të qenë të lumtur sipas demave duhet një ambient i qëndrueshëm dhe i qetë.

Binjakët: Takimet. Sipas binjakëve realizimi i takimeve me persona të dashur është lumturia e vërtetë e jetës.

Gaforrja: Mikpritja. Personat e kësaj shenje e gjejnë lumturinë kur mikpresin dhe rrethohen nga persona pozitivë.

Luani: Bujaria. Sipas personave të kësaj shenje të tregohesh bujar me të tjerët dhe ata ta vlerësojnë këtë gjë është lumturia e vërtetë në jetë. Për të qenë të përmbushur ata kanë nevojë të ndihen prezentë pranë atyre që duan.

Virgjëresha: Paqja me vetveten. Nëse arrin të gjesh vetveten dhe ta kuptosh do të thotë se ke arritur lumturinë. Kështu mendojnë virgjëreshat. Yoga, meditimi apo praktikat e tjera të ndihmojnë të reflektosh dhe të gjesh qetësinë që dëshiron.

Peshorja: Kënaqësia. Sipas personave të kësaj shenje, nëse arrin të kënaqësh veten ke arritur lumturinë e vërtetë.

Akrepi: Intensiteti. Për të qenë të lumtur, personat e kësaj shenje kanë nevojë për emocione të forta dhe ndjenja intensive.

Shigjetari: Evazioni. Për të qenë të lumtur sipas shigjetarëve duhet të jesh i lirë dhe të mundesh t’ia mbathësh kur të dëshirosh.

Bricjapi: Pranimi. Personat e kësaj shenje gjejnë lumturinë kur ndalen së e torturuari trurin me pyetje të vështira dhe i pranojnë gjërat si janë.

Ujori: Rrethimi nga të tjerët. Lumturia e vërtetë për personat e kësaj shenje është të qenit i rrethuar nga persona të dashur. Ashtu ata ndihen edhe më unikë.

Peshqit: Magjia e së përditshmes. Ta jetosh çdo moment ashtu si të vjen dhe t’i mendosh edhe gjërat më elementare si të mrekullueshme do të thotë të jesh i lumtur plotësisht. /A.S-Dritare.net