“Regaton dhe folklori ballkanik, dikush na jep antidotin menjëherë.”,-kështu shkruan Corriere della Sera për performancën e Ronela Hajatit në Eurovizion.
“Nëse nuk mjafton ajo që keni parë live, shko gjeje videon në YouTube, një fantazi mesjetare si Game of Thrones për të treguar një histori dashurie të fshehtë, tradhti, seks dhe gjak. Zëri i fuqishëm, por jo gjithmonë i përqendruar, Ronela me dorën në zonën intime që Eurovizioni e kishte censuruar në rrjetet sociale, por a i njohin Michael Jackson dhe Madonna?” Kështu e mbyll media italiane reagimin lidhur me performancën e censuruar nga Eurovizion të këngëtares shqiptare./M.T/dritare.net