Horoskopi ditor i detajuar, e premte 13 maj 2022

279
Dashi

Historitë e ndërlikuara të dashurisë duhen mbajtur nën kontroll, sidomos këto ditë. Shmangni nxitimin dhe agresionin në punë, përpiquni të jeni më të qetë dhe të mendoni para se të flisni apo veproni.

Demi

Kjo e premte është një ditë shumë interesante për ndjenjat, mos e humbisni. Nëse keni një biznes të pavarur, keni tani siguritë që ju mungojnë.

Binjakët

Më në fund po përgatitet një lëvizje sentimentale që e prisnit, mos ngurroni të eksperimentoni. Mos u nervozoni në punë, nuk keni pse i hapni telashe vetes, qoftë dhe duke prishur humorin tuaj.

Gaforrja

Ka shumë trazira vërdallë jush dhe ndjenjat sigurisht që nuk ndihmojnë në këtë moment. Ata që kanë humbur punën, mos të shqetësohen, së shpejti do ta gjejnë përsëri.

Luani

Ndjesi të reja dhe emocione të reja po shfaqen në horizont, edhe të premten, është një nga ato ditë tjera të ardhshme. Në aspektin e punës, situata juaj profesionale do të ndryshojë së shpejto

Virgjëresha

Maji është një muaj pozitiv dhe do të jetë deri në fund për dashuritë tuaja. Në punë, përpiquni të planifikoni gjërat mirë për javën në vazhdim për të mos hasur probleme.

Peshorja

Në sferën e dashurisë, personat që keni takuar muajt e fundit nuk janë aq të besueshëm. Në punë ndaloni së sulmuari dikë, luani në pozicion mbrojtjeje për pak kohë

Akrepi

Konsideroni që të dielën Hëna do të jetë në shenjën tuaj, ndaj mos e humbisni mundësinë e shijshme. Një lajm pozitiv në horizont për ata që janë të vetëpunësuar

Shigjetari

Dashuria nuk është pika juaj e fortë në këtë periudhë, por nuk duhet të dekurajoheni kurrë. Puna, të paktën, po ecën me ritme të mira.

Bricjapi

Fundjava e ardhshme premton të jetë shumë interesante, mund të përfshiheni në takime të reja. Nga ana tjetër, në situatën aktuale do ta keni më të lehtë të realizoni projektet tuaja në punë

Ujori

Nëse diçka nuk po ju funksionon në marrëdhënien tuaj në çift, merrni pak kohë ose ndryshoni kursin. Situatat e punës që krijohen tani do të sjellin kënaqësi të madhe në të ardhmen.

Peshqit

Surprizat mund të vijnë çdo ditë, nuk ka nevojë të presësh fundjavën, ndaj bëje veten protagonist kurdoherë. Puna mund të përmirësohet, dhe ndoshta brenda disa muajsh do të bëhet edhe më e këndshme për  ju./opinion.