Horoskopi ditor, nga Susan Miller 13 maj 2022

308

Dashi: Hëna e re e majit do t’ju japë një suport brilant në cdo përpjekje për të siguruar një kapital të përbashkët, apo një paketë interesante fitimprurëse.

Demi: Bashkëpunimi në skuadër do të jetë më frytdhënës se kurrë. Fatmirësisht do ta bëni të qartë se sa shumë e vlerësoni secilin për talentin e tij.

Binjakët: Nëse jeni single do të keni disa mundësi takimesh. Për më tepër, ju keni pamjen e dikujt me një potencial të vërtetë të ndërtimit të marrëdhënies.

Gaforrja: Do ta shijoni kohën e kaluar me miqtë tuaj. Nëse ka ndonjë problem në shtëpi, ju menjëherë do të jeni në gjendje ta pastroni ajrin.

Luani: Të bëni pazar për shtëpinë do të jetë dicka që do t’ju vërë nën një presion të ashpër. Zëvendësojeni gjithcka që nuk ju përshtatet më.

Virgjëresha: Fjalët mund ta transformojnë dashurinë tuaj sot, nëse thuhen të sinqerta. Veproni me vetëbesim dhe shprehini dëshirat tuaja.

Peshorja: Mund të keni një instikt perfekt për të gjetur defekte në objektet e shtëpisë, vecanërisht nëse keni në plan ta rinovoni mobilimin tuaj.

Akrepi: Dy ditët e ardhshme do të favorizojnë intervista, prezantime apo të folurën në publik. Idetë tuaj gjithashtu do të frymëzojnë njerëzit.

Shigjetari: Shtrijeni veprimtarinë tuaj sot tek qëllimet financiare. Thellohuni në cështjet e fshehura, mendoni mirë dhe pastaj veproni me vetëbesim.

Bricjapi: Do të keni një efekt të dukshëm tek njerëzit në ditët në vazhdim, qoftë përmes të folurës në publik, mediave soaciale apo edhe materialeve të botuara.

Ujori : Një ndihmë e fuqishme do të jetë pranë jush për të arritur ambicjet tuaja. Kjo mund të krijojë mundësi për financat dhe biznesin.

Peshqit:
Bëni plane për një udhëtim në ditët në vijim. Nëse jeni single udhëtimi do t’ju japë mundësinë e njohjes së një partneri potencial.