Karakteristikat e LUANIT nga Linda Goodman

337

Shenja e Luanit (24 korrik–23 Gusht)

Si të njohim Luanin
Ju ka thënë dikush kohët e fundit “Mua mos më bëni asnjë nder “- por ndërsa po thoshte këtë frazë ju dha një buzëqeshje krejtësisht të mrekullueshme? Ju sapo jeni prezantuar me mbretin e kafshëve. Mos u shqetësoni, do ta merrni veten shpejt. Ska gjë se ju ka gërvishur nË 2 – 3 vende. Nuk është aspak e pazakontë për Luanin që të shfaqë krenarinë e tij arrogante dhe anën e tij lozonjare gjithë diell në të njëjtën kohë. Këto janë arsyet pse ai ja hedh paq në çdo situatë.

Luani, sundon të gjitha kafshët e tjera. Personi i shenjës së Luanit udhëheq ju dhe gjithë të tjerët. (Po, po, unë e di se kjo nuk është e vërtetë, por ju lutem mos ia thoni atij. Kjo do tia thyejë zemrën e madhe, të ngrohtë dhe të vetëkënaqur.) Më e mira është që të përdorni humorin me të. Pastaj ai do të mjaullijë, në vend që të hungërrijë me të madhe dhe tju frikësojë ju për vdekje. Luani qëndron midis të qenit i shoqërueshëm dhe energjik dhe të qënit i plogësht, si dhe zotëron një ulërimë të fuqishme. Nëse ju doni të studioni luanin madhështor, duhet të shkoni nëpër të gjitha vendet plot gjallëri dhe dritë të qytetit. Të paktën gjysma e njerëzve që do të shihni që jetojnë në këtë stil, do të jenë të shenjës së Luanit. Ata pëlqejnë të jetojnë në majë të ndërtesave të larta dhe i urrejnë vendet e mërzitshme dhe të errëta.

Nëse ju shihni një person i cili skuqet me lehtësi, sigurohuni që mos ta ngatërroni skuqjen nga turpi me nxehtësinë që vjen nga krenaria apo egoja. Ka shumë ndryshim midis këtyre dy lloj skuqjeje.Fytyra e tij mund të jetë e kuqe, sepse ai është sforcuar shumë gjatë stërvitjes në palestër. Faqet e tij mund të jenë rozë, sepse para tij sapo kaloi vajza e ëndrrave të tij. Por ngjyra e tij rozë e ndezur nuk është shkaktuar nga turpi apo ndrojtja. Nuk ka njerëz të shenjës së Luanit të turpshëm. Ata thjesht pretendojnë se janë të turpshëm apo të ndrojtur. Është e rëndësishme ta mbani mend këtë fakt.Ka shumë pak Luanë që janë të ndrojtur. Mos lejoni që mjaullima e tyre e butë tju vë në lojë. Edhe personi i shenjës së Luanit me natyrën më të butë , ka brenda vetes dëshirën dhe të drejtën mbretërore për të sunduar miqtë dhe familjen, ndërsa qëndrojnë dhe shohin vjedhurazi nga prapa perdeve dhe presin mundësinë e tyre për të dalë në skenë. Nëse nuk më besoni, thjesht zgjidhni një Luan të qetë që pretendon se është një njeri i ndrojtur dhe sulmojeni te krenaria e tij. Merrini atij diçka që ai beson se i takon me të drejtë, ose jepini urdhëra dhe trajtojeni pa respekt. Ju do të dëgjoni ulërimën e asaj maces së urtë në dukje, të dëgjohet deri te kopshti zoologjik. Duhet një shpirt i guximshëm për të sfiduar atë, kur ai është duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e tij. Disa Luanë mund të zbuten me kalimin e moshës, por Luani i vërtetë kurrë nuk e ul kokën e tij krenare. Kurrë!

Sa për tiparet fizike të kësaj shenje Dielli, vetëm hidhni një sy përreth për të parë gjithë njerëzit që i ngjajnë një luaniose një luaneshe, me krifën e flokëve që i nxjerr në pah fytyrën dhe vështrimin thellësisht dembel. Luani ecën drejt dhe krenar, me hapin e qetë të një maceje. Femrat kombinojnë hijeshinë me fuqinë e fshehur. Fuqia e tyre maskohet nën natyrën e butë, zakonisht të qetë dhe të qëndrueshme. Por mos harroni se luanesha është gjithmonë e gatshme të hidhet në sulm, në qoftë se ajo ndihet e kërcënuar. Kthetrat e saj janë të mbuluara, por të mprehta.

Ju do të vini re një stil komandues dhe një pamje hijerëndë, ndërsa personi i shenjës së Luanit, shikon njerëzit e tjerë që ndodhen poshtë tij. Zakonisht, lëvizjet dhe të folurit janë të llogaritura dhe të planifikuara. Njerëzit e shenjës së Luanit rrallë flasin shpejt, ecin apo vrapojnë me shpejtësi (vetëm nëse ka ashedente një Dash, Binjak apo ndikim mbizotërues të Hënës, për shembull). Ju nuk mund ta injorojë një Luan për kohë të gjatë, kur ndodheni në një grup. Ai do të vendoset në qendër të skenës me deklaratat dhe veprimet e tij impresionuese -ose do të vijë vërdallë hijerëndë dhe i menduar, derisa dikush të nxitojë drejt tij dhe ta pyesë se çfarë nuk po shkon mirë. Shumica e njerëzve të shenjës së Luanit, sidomos femrat, kanë sy me ngjyrë kafe të errët, që fillimisht janë të butë, pastaj mund të ndizen dhe të digjën nga zjarri; shpesh janë në formë të rrumbullakët dhe me pakëz bisht. Flokët janë të errët ose të kuq në bjond dhe zakonisht me onde, të fryra dhe shpesh me një stil të pakujdesshëm dhe të çrregullt.

Këta njerëz të kësaj shenje kanë një efekt të çuditshëm te njerëzit, që është për të qeshur kur e shikon. Është e vështirë të qëndrosh përballë Luanit pa e mbajtur trupin drejt- barkun e tërhequr dhe shpatullat prapa. Unë me të vërtetë nuk e di pse në njerëzit e tjerë imitojmë mënyrën mbretërore të Luanit- ngaqë na duhet kur përballemi me të apo për të mbledhur guximin teksa presim të marrim një leksion të mundshëm, sepse ata pëlqëjnë shumë të japin këshilla falas. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për tju thënë në mënyrë mospërfillëse, saktësisht se si ju duhet të menaxhoni jetën tuaj.
Kjo dashuri ndaj mësimdhënies është arsyeja pse shumë njerëz të shenjës së Luanit përfundojë si edukatorë, politikanë dhe psikologë. Gjëja irrituese është se ata janë mjaft të mirë në racionalizimin e gjërave dhe zbutjen e problemeve në jetën tuaj. Sa keq që ata nuk mund të menaxhojnë punët e tyre me kaq lehtësi dhe zgjuarsi sa këshillojnë të tjerët. Megjithatë, kjo është ajo që e bën Luanin aq të çiltër dhe të dashur; superioriteti i tij i sinqertë dhe aftësitë e shkëlqyera, përzier me njëdobësi dhe trasparencë të madhe të egos. Luani krenar dhe dinjitoz kaq vulnerabël dhe i pambrojtur? Po, me të vërtetë! Ai lëndohet thellë kur ju nuk respektoni diturinë dhe bujarinë e tij. Për ta mbajtur nën kontroll dhe të qetë, thjesht bëjini qejfin atij. Nëntë herë nga dhjetë, ai do të kthehet nga një bishë e zhurmshme në një kotele të bindur, tëturpshme, pothuajse të kruspullosur nga ngrohtësia e komplimenteve. Kjo dobësi është si beteja e Vaterlosë për shumë njerëz të shenjës së Luanit. Ndërkohë që krenaria është “thembrën e tije Akilit”. Ta bësh qejfin është shumë e rëndësishme për të; mungesa e respektit e tërbon dhe e zemëron atë dhe të dy këto ekstreme e bëjnë atë të paaftë për të gjykuar në mënyrë të balancuar. Ka disa njerëz të shenjës së Luanit që i kontrollojnë këto tendenca me sukses, por e vërteta ështe se këto prirje janë gjithmonë të fshehura nënkëtë shenjë të Diellit dhe të pranishme në një farë mase pothuajse te të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit.

Testojeni atë ndonjeherë. Gjatë orës së marrjes së leksioneve, ndërpriteni atë me takt dhe shprehini mikut tuaj të shenjës së Luanit, se pulovra e re i rri për mrekulli dhe ai duket shumë mirë. Rezultati do të jetë ndoshta një ndryshim i menjëhershëm nga pamja hijerëndë tek një njeri i skuqur flakë nga turpi që ju thotë: “Me të vërtetë mendon se më shkon?” Në shumicën e rasteve, të komplimentosh pamjen e jashtme funksionon po aq mirë sa të vlerësosh intelektin e tij.
Personii shenjës së Luanit thjesht nuk mund të mos ndihet superior si dhe të sillet në mënyrë dramatike herë pas here. Një nga fëmijët e mi ka patur një mësues të lindur në Gusht. Ajo u kthye në shtëpi nga shkolla një ditë dhe më tha, “Mami, mësuesi im është kaq qesharak. Ai është jasht?zakonisht i zgjuar për gjithçka, por ndonjëherë ai vjen vërdallë nëpër klasë duke ngritur duart lart e poshtë në ajër dhe duke bërtitur: Unë jam i rrethuar nga idiotë! ‘ Ne gjithmonë qeshim nën hundë, sepse e dimë se ai nuk i ka me gjithë mend ato që thotë”. I shkreti Luan, edhe fëmijët e vegjël e dinë se ulërima e tij është më keq se kafshimi i tij. Megjithatë më takon tju kujtoj se ju mund të hasni një Luan me një ndikim të madh nga planeti Mars apo Mërkuri dhe me një ashedente Akrepi. Në këtë rast kafshimi do të jetë më i keq së çdo gjë tjetër, por po i referohem tani Luanit tipik. Në shumë mënyra, Luani është jashtëzakonisht i zgjuar. Ai rrallë do të harxhojë energjinë e tij duke u përpjekur që të nxjerrë ujë nga një tokë e thatë, siç mund të bëjë shpesh një njeri i shenjës së Dashit. Kjo e bën atë një organizator të shkëlqyer dhe një delegues të mençur të detyrave. Urdhërat e tij janë çuditërisht efektive kur nuk përdor tone dramatike, sepse ai mund të jetë një mjeshtër i bisedës apo ligjëratës së drejtpërdrejtë, edhe nëse ajo vjen pakëz era e art skenik.Njeriu i shenjës së Luanit e shpreh miratimin e tij në mënyrë bujare dhe haptazi; madje ai mund të bëjë komplimente të tepruara, të cilat mund tju bëjnë me turp. Ai gjithashtu nuk është aspak i turpshëm në lidhje me indinjatën apo pakënaqësinë e tij. Zakonisht, çfarëdo që ai thotë, e ka me gjithë mend. Sido që ai të sillet, i qetë apo i acaruar, ai do të lë përshtypje te të tjerët.

Mënyrat mbretërore të kësaj shenje Dielli janë të shkëlqyera, nëse njeriu i shenjës se Diellit, Luani, është i zoti apo zonja e shtëpisë. Ata do tju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke u argëtuar në një pallat mbretëror. Njerëzit e shenjës së Luanit, do tju ofrojnë mysafirëve të tyre ushqim të shumëllojshëm dhe të shkëlqyer, verë të mirë, gra të bukura dhe muzikë të lehtë.
Një temë e zakonshme për të cilën mund të diskutosh lidhur me një person të shenjës së Luanit është romanca dhe dashuria. Nëse do jeni të vëmendshëm, keni për të vënë re se nuk do të hasni shumë njerëz të kësaj shenje të pamartuar apo të vetmuar. Nëse takoni një të tillë, mos krijoni një mendim përfundimtar, pa kontrolluar të gjitha skutat e errëta të jetës së tij. Zakonisht pranë çdo Luani, vjen vërdallë një dashnor/e e fshehtë. Ai mund të mos ketë qenë i martuar kur e keni takuar në momentin e parë, por ndoshta do të jetë i dashuruar ose gati për të rënë në dashuri, apo sapo të jetë ndarë nga një dashuri e madhe dhe qëndron para teje me një vështrim prekës dhe të humbur. Krenaria e zjarrtë e Luanit, bën që shumë lidhje dashurie dhe martesa të shkatërrohen. Një njeri i shenjës së Luanit, që ka humbur të dashurin/dashurën e tij/saj zakonisht ka një pamje të kobshme kur e shihni, por kur krenaria i tij lëndohet nga partneri/ja, kjo pamje e trishtuar ia lë vendin ashpërsisë dhe egërsisë. Megjithatë, nuk ka njeri tjetër që mund sillet me më shumë dinjitet, apo ti përshtatet me më shumë kurajo kushteve dëshpëruese me besim absolut dhe optimizëm, kur është e nevojshme.

Duke qenë se falja dhe simpatia janë pjesë e natyrës së brendshme të Luanit, lidhjet janë po aq të shpeshta në jetën emocionale të Luanit sa edhe ndarjet; sapo fishekzjarret e dinjitetit të lënduar shpërthejnë, ai mbetet vetëm. Ai është pothuajse në çdo moment në mes të pasionit, jo vetëm me seksin e kundërt, por edhe me vetë jetën. Jeta pa dashuri, për të dyja gjinitë, është si një dhomë pa oksigjen. Dielli nuk ndriçon më, kur romanca vdes!

Këta burra dhe gra kurrë nuk mbështeten te të tjerët. Në vend të kësaj, ata preferojnë që të tjerët të mbeshteten tek ata. Njerëzit në nevojë dhe të pafuqishëm janë si një thirrje për ta. Njeriu i shenjës së Luanit, mund të ulërijë në menyrë teatrale se të gjithë po varen tek ai dhe se ai është i detyruar që ta mbajë në supe gjithë këtë ngarkesë, por mos i kushtoni vëmendje ankesave të tij. Në të vërtetë ai e adhuron ketë situatë. Mundohuni ta çlironi nga ngarkesat e tij ose ti ofroni ndihmë dhe do shihni sesa shpejt dhe me përçmim ai do të refuzojë ndihmën tuaj. Ajo çfarë ai preferon të shmangë, është ndihma financiare. Edhe pse ai shpesh mund të jetë pa lekë në xhep, ai është gjithmonë i sigurt se do të gjejë ndonjë mënyrë që paraja të vijë në xhepat e tij së shpejti.

Shumë pak njerëz të shenjës së Luanit janë të kujdesshëm me paratë. Luani tipik është një kumarxhi brenda zemrës së tij, shpeshherë nga ata më të pasionuarit; edhe një njeri i kësaj shenje që jeton me qindarka do të vishet shtrenjtë dhe gjithmonë do të duket i mbajtur. Ai dëshiron të ketë gjëra të klasit të parë dhe luksoze gjatë gjithë kohës dhe ai do të shpenzojë për argëtim dhe kënaqësi pa u menduar gjatë. Luani do tu japë para pothuajse të gjithë njerëzve. Nëse atij i kërkojnë borxh dhe nuk ka për momentin para në dorë, ai është i gatshëm të shkojë të marrë hua nga dikush tjetër, në vend që të pranojë se Mbreti nuk është në gjendje të ndihmojë “njerëzit” e tij në nevojë. Megjithatë ky është mjeti i fundit, pasi Luanët u japin njerëzve edhe këshilla ose inkurajime.Ata kanë ego të mjaftueshme për të inkurajuartë tjerët; ata janë mjaftueshëm të zgjuar për të grumbulluar këshilla dhe për ti patur gati edhe për ata që nuk kanë nevojë për momentin. Një njëri kërkon këshilla vetëm nga dikush që qëndron sipër tij dhe cili është më superior se Luani?

Në sektorin e shëndetit, njeriu i shenjës së Luanit është i prirur për aksidente, incidente të papritura, sëmundje të befta dhe zakonisht është rezistent ndaj sëmundjeve të vazhdueshme dheKronike. Duke qenë se ata rrallë i bëjnë gjërat përgjysmë, këta njerëz ose rrezatojnë vitalitet të pabesueshëm ose ankohen se nuk e kanë të gjatë në këtë botë; ky reagim i fundit është tipik kur vuajnë nga mungesa e vlerësimit dhe kanë uri për dashuri. Këta persona duket se kanë zemër shumë të fortë ose në ndonjë rast mund të ketë edhe një lloj dobësie në zonën e zemrës. Ata mund të vuajnë nga dhimbje në shpinë dhe supet, problemet kurrizore, aksidentet në këmbë ose dëmtime në shputat e këmbëve, problemet që lidhen me organet riprodhuese ose fyt të acaruar apo zë të ngjirur. Por ata arrijnë të shërohen me forcën që ju buron nga brenda nga sëmundjet që i zënë; sidoqoftë rreziku i tyre kryesor është pakujdesia ndaj shëndetit ose ngritja në këmbë shumë shpejt kur goditen nga sëmundjet. Për ta mbajtur në shtrat kur është i sëmurë, duhet ti bëni lajka për ti treguar që kujdeseni për të; sapo ai të kuptojë se po luan rolin e të dobëtit në vend të të fortit, do të çohet në këmbë sado i pafuqishëm të ndihet.
Nuk ka “të mesme e artë” për këtë shenjë të Zodiakut. Ata ose janë tmerrësisht të pakujdesshëm ose janë absolutisht të rregullt dhe të aftë. Nëse atyreju pëlqejnë “thashethemet”, do të ndihen të lënduar apo të lënë jashtë në qoftë se diçka po ndodh rreth tyre dhe ata nuk janë në dijeni. Luanët janë me këmbë në tokë si natyrë. Është e vështirë për ti bërë të devijojnë rrugën që kanë nisur, edhe pse ata vetë mund ti ndikojnë të tjerët me oratorinë e tyre bindëse. Ata kanë dëshirë të grumbullojnë gjëra rreth vetes, vetëm që të kenë mundësi tua shpërndajnë të tjerëve, por pasi ti kenë dhënë vetes së tyre një fron të artë me jastëqe të mbushur me pupla. Në një moment këta njerëz mund të tregojnë se janë shumë energjikë, momentin tjetër mund ti shohësh të përgjumur, teksa ngrohen ne diell si një mace e vërtetë. Është për tu theksuar se kur ata punojnë, punojnë me të vërtetë. Kur luajnë, luajnë tamam. Edhe kur vendosin të pushojnë dhe relaksohen, e bëjnë në mënyrën më të plotë të mundshme.

Kur një problem emergjent i ndodh një personi të shenjës së Luanit, edhe ai vetë do të habitet me mënyrën sesa mirë e menaxhon situatën; ai do përballet me të me kurajo , pa i bërë bisht përgjegjësive të tij, duke ndihmuar të pafuqishmit, duke mbrojtur të frikësuarit (edhe pse ai mund të jetë dy herë më i frikësuar brenda tij), duke e lënë mënjanë qëndrimin melankolik dhe duke i kryer përgjegjësitë me vërtetësi dhe me kurajo. Kjo është natyra e lindur e Luanit, i cili do të shkëlqejnë pasi të përfundojë faza e joshjes dhe argëtimit aq të dashur për të.

Luani është një mik me të vërtetë besnik, po aq sa një armik i drejtë, por i fuqishëm, kreativ dhe origjinal, qoftë nëse është një Luan i qetë apo ekspresiv (sepse janë dy lloje). Ai vishet me rroba të lavdishme, të përshtatshme për personalitetin e tij të gjallë dhe plot me ngjyra. Ne e anashkalojmë arrogancën e tij, ndonjëherë egoizmin e tij të tepruar, apo sjelljet qesharake të krenarisë dhe përtacisë, sepse zemra e tij, ashtu si metali i shenjës së tij, është si ari i pastër.

Personalitete të famshme të shenjës së Luanit
Gracie Alien, Lucille Ball, Ethel Barrymore, Bernard Baruch, David Belasco, Napoleon Bonaparte, Walter Brennan, Robert Burns, Fidel Castro, Julia Child, Arlene Dahl, Cecil B. DeMille, Eddie Fisher, John Galsworthy, Alfred Hitchcock, Aldous Huxley, Carl Jung, Jacqueline Kennedy, Princess Margaret Rose, Musolini, Ogden Nash, Dorothy Parker, Walter Scott, George Bernard Shaw, Percy Shelley Bysshe, Robert Taylor, Mae West?

Mashkulli i shenjës së Luanit
Ju mund ta gjeni një mashkull të shenjës së Luanit duke u ngrohur nën rrezet e ndritshme të diellit,ose mund ta hasni duke mbajtur fjalime të këndshme, por kjo nuk do të jetë duke ndodhur në vetminë e shkretëtirës. Më shumë gjasa do të jetë para një rrethi miqsh të adhurueshëmdhe të afërmish. Ai mund të humbasë paratë, por nuk mund të lejojë që ëmbëlsia dhe sharmi i tij të shkojë dëm në një vend të vetmuar. Do të ketë gjithmonë një audiencë/publik për mashkullin e shenjës së Luanit.

Ja pra, kjo është e gjitha! Sekreti i këtij mashkulli është kaq i thjeshtë për tu zbuluar: bëhuni audienca e tij.Krejtësisht i ndryshëm nga meshkujt ngurrues të shenjës së Virgjëreshës dhe Ujorit, miku juaj i shenjës së Luanit, për fat të mirë do të dorëzohej në krahët e romancës pa hezitim, në qoftë se ju i luani kartat tuaja në mënyrën e duhur, duke e adhuruar, duke i bërë qejfin dhe sigurisht duke e respektuar atë.

A është ai një mashkull pompoz dhe brilant i lindur në muajin gusht? Vendosni syze të errëta dhe ju ftoj ti dorëzoheni rrezeve shkëlqyese të diellit që vijnë prej tij. A është ai një mashkull i shenjës së Luanit, i butë dhe i qetë? Mos u gënjeni nga butësia e tij e hijshme. Prekeni atë në mënyrën e gabuar dhe do të shikoni shkëndijat të fluturojnë. Mos harroni, ai thjesht po luan rolin e njeriut të urtë. Nën qëndrimin e tij të sjellshëmfshihen flaket e dinjitetit dhe krenarisë arrogante, të gatshme për të shpërthyer dhe për të djegur çdo femër mendjelehtë, që mendon se mund ta sundojë këtë mashkull.

Luani do të jetë një kalorës trim, një mbrojtës i butë dhe shumë i ndjeshëm nga ana sentimentale.Nuk do të duhet të qëndroni për një kohë të gjatë e zënë në kurth që të shikoni përpjekjet romantike të mashkullit të Luanit. Dikush mund të thotë se këta meshkuj zotërojnë një një lloj pasioni të menjëhershëm. Ju duhet ti shtoni këtij përbërësi edhe elementin “mundësi” – përzijeni mire me dritën e qiririt dhe tingujt e violinave-dhe dashuria do të lulëzojë si një trëndafil i kuq flakë.

Por mund tju them se edhe sikur mos ti shtoni këta elementët e fundit dhe të përdorni vetëm përbërësin e parë, do të jetë e njëjta gjë.

Nëse dashuria është zhdukur nga jeta e tij, Luani i zjarrtë thjesht do të përgjërohet për të-në mënyrë dramatike, natyrisht. Ai duhet të adhurohet ose në të kundërt do të ndihet i vdekur dhe ju mund ta merrni këtë fjali në kuptimin e parë. Meshkujt e Luanit rrallë shqetësohen për shpenzimet, nëse janë në shoqërinë e një femre që pëlqejnë. Ai do tju çojë në restorantet më të mira, do tju suprizojë me parfume të shtrenjta dhe lule të mrekullueshme; do tju shoqërojë me krenari në teatër dhe do tju japë letra dashurie të lidhura me fjongo të kuqe. Tju them të vërtetën, do tju duhet një zemër prej guri për ti rezistuar këtij mashkulli.

Deri në këto momente, ju ndoshta jeni duke menduar se e keni situatën në dorë.

Mendohuni edhe njëherë! Kjo dashuri me këtë mashkull të shenjës së Luanit nuk do të jetë krejtësisht pa probleme. Ai do tju ftojë në strofkën e tij të ngrohtë dhe do tju bëjë vend në zemrën e tij të madhe, por kjo vatër e ngrohtë, mund të kthehet në një burg luksoz. A është ai xheloz? Përgjigja është “Po”, dhe ju mund ta shkruani këtë me shkronja të mëdha. Ju i përkisni atij,me trup, shpirt dhe mendje. Ai do tju tregojë se çfarë duhet të vishni, se si ti prisni flokët tuaj, çfarë libra duhet të lexoni, se cilët janë miqtë më të mirë për ju dhe si ta organizoni ditën tuaj më mirë. Ai do të doje të dijë se pse ju kaluat dy orë duke bërë Pazar, kur i kishit thënë atij që do ktheheshit për një orë; me kë u takuat në rrugë, çfarë folët me njëri tjetrin, madje ai do të turfullojë edhe nëse ju nuk i thoni atij se çfarë jeni duke menduar, ndërkohë që i keni ngulur sytë te dritarja e kuzhinës, ndërsa jeni duke bërë një omeletë për të. Në fund të fundit, ju mund të jeni duke menduar për një burrë tjetër. Vetëm mos e harroni asnjëherë forcën e temperamentit të tij impulsiv kur aktivizohet. Ta provokoni atë duke i provuar se jeni akoma e dëshirueshme për meshkujt e tjerë është një marrëzi absolute. Ai e di se ju jeni e dëshirueshme dhe nuk ka nevojë për prova të tilla. Përveç kësaj, partneri juaj i shenjës së Luanit mund të arrijë të hedhë përtokë (nëse nuk i bën për në spital) edhe shoket tuaj të pafajshëm – nëse provokohet në ekstrem.

Jo çdo gjë mund të jetë trëndafila dhe mjaltë në një marrëdhënie dashurie me një mashkull të shenjës së Luanit (qoftë ky një mace e qetë apo një nga ato mace që rri me kthetra jashtë gjatë gjithë kohës). Nuk ka shumë dallime në natyrën e lindur të brendshme të këtyre dy llojeve. Ju duhet të jeni e përgatitur që të balanconi entuziasmin e tij të madh me arsyetimin tuaj të qetë , si dhe të jeni e gatshme ta zbusni atë kur acarohet nga problemet e ndryshme me të cilat përballet. Luanët e sjellshëm mund ta bëjnë këtë në heshtje, por çfare ndryshim ka? Nëse ai do të turfullojë dhe do të zemërohet për shkak se punonjësit e tij refuzojnë ti binden atij, apo fqinjët e tij bëjnë zhurmë në verandën mbrapa, rezultati do të jetë i njëjtë. Ai ka nevojë për stabilitetin tuaj për të balancuar krenarinë e tij irracionale. Nëse ju nuk e zotëroni këtë aftësi vetë, dashuria juaj do të kthehet në një betejë mbretërore të vazhdueshme. Ju do të thyheshit dhe do të largoheshit prej tij me shpejtësi të tillë, saqë miqtë tuaj të habitur do të pyesin “Ku është zjarri i pasionit tuaj?” Ku ? Sigurisht që është brenda AND-se së mashkullit tuaj të shenjës së Luanit!

Mos u mundoni të jeni një vajzë karriere. Ai kurrë nuk do ta durojë dot këtë gjë sepse : Ai është karriera juaj. Një mashkull i shenjës së Luanit, mund të lejojë që partnerja e tij të interesohet për punë që sjell të ardhura, kur situata e tyre financiare nuk është shumë e mirë, por ajo do tia bëjë shumë të qartë këtij mashkulli që puna e saj vjen pas tij, përsa i përket rëndësisë. Ai nuk do të tolerojë kurrë konkurrencën nga një mashkull tjetër apo një interes të jashtëm që nuk ka lidhje me të. Nëse ju jeni mjaftueshëm e guximshme për ti pranuar këto sfida, vazhdoni përpara dhe madje pronotoni edhe fustanin e nusërisë (sigurohuni që të jetë elegant dhe me stil). Ai do të dojë tju prezantojë ju në familjen e tij (për Pshkë apo për Krishtlindje) dhe ju duhet ta mahnisni atë duke u shfaqur në public me një pamje si prej mbretëreshe. Pas kësaj, takimi juaj i ardhësh do të jetë në kishë për të kurorëzuar dashurinë tuaj në martesë (pasi ti jesh betuar atij për dashuri dhe besnikëri të përjetshme).

Pasi të jeni martuar dhe dashuruar akoma më shumë, bëhuni gati të merrni shpërblimet tuaja. Burri juaj i shenjës së Luanit, do të jetë i butë dhe zemër mirë si Mbreti Artur, me kusht që ta lini atë të sundojë familjen tuaj të re. Nëse ai merr respektin që kërkon, ai do tjua kthejë mbrapsht atë me shumë bujari dhe dashuri. Ai mund tju bëjë komplimenta në mënyrë të përsëritur; ai ndoshta do të tregohet më tolerant me ju duke ju dhënë më shumë hapësirë personale, dhe për çudinë më të madhe- ka të ngjarë që ai të qëndrojë besnik- me gjithë predispozitën e tij në këtë aspekt.

Ka gjithmonë një sjellje më korrekte dhe më të mirë pas martesës, në krahasim me situatën kur është beqar dhe unë do t’ju them pse ndodh kjo. Luani zakonisht është tepër dembel për t’i gjurmuar nga pas fytyrat e bukura, sidomos pasi ka gjetur një luaneshë të aftë dhe kompetente për të drejtuar mbretërinë e tij, ndërkohë që ai kotet me qejf në shtratin e tij lëkundës. Ai do të kujdeset dhe luajë gjithë dëshirë me të vegjëlit e tij, do të mbrojë me pasion partneren e tij nga të gjitha rreziqet dhe do të emocionohet me mbështetjen që ajo do ti ofrojë për tu rritur në ambicie dhe në karrierën e tij.

Ju do të keni një jetë sociale shumë aktive me bashkëshortin tuaj të shenjës së Luanit, për aq kohë sa ai ta bëjë gjumin e tij të“bukurisë” mjaftueshëm. Por gjithsesi, do të ketë disa netë të vona jashtë me miqtë dhe mund të ketë edhe disa “mashtrime” të financave, për shkak të ndonjë urgjence “bixhozi” apo një investimi me shansin (për të cilin mendoi se do funksiononte).

Ka një gjë në lidhje me mashkullin e kësaj shenje që ju mund ta vlerësoni tëvolitshme për ju. Pothuajse të gjithë personat e shenjës së Luani kanë një aftësi të mrekullueshme për ti ndrequr gjërat. këtu mund të futet çdo gje: që nga një çelës i thyer në derë apo një rubinet në banjo i bllokuar të një magnetofon ose një CD-Player i komplikuar. Nëse ai është një Luan tipik, nuk do të mund të rezistojë pa u përpjekur të rregullojë çdo objekt që nuk funksionon. Nëse përpjektjet e tij dështojnë, ai do ta godasë objektin shoqëruar me një hungërimi zemërimi të shkëlqyer prej Luani të vërtetë dhe papritmas çelësi në bravën e derës do të rrotullohet, uji në rubinet do të derdhet si të jetë Ujëvara e Niagarës dhe magnetofoni apo disku do të fillojnë të këndojnë. Duket sikur ka diçka mekanike në lidhje me këtë shenjë të zodiakut.Shumë e burrave te shenjës së Luanit, mund të marrin pjesët e një makine dhe ti bashkojnë me përpikmëri, pa i ndotur shumë duart e tyre me vajrat e makinës, gjatë këtij proçesi.

Ky burrë nuk është nga ata që mund ta lënë një bravë të prishur apo një varëse rrobash të pa varur në mur për muaj të tërë. Nuk është habi që një numër i mad hi këtyre meshkujve janë ekspertë për të bërë mobilje dhe për të ndërtuar një dhomë shtesë në shtëpi pa ndihmë profesionale. Madje mashkulli i Luanit mund të ketë edhe dhomën e tij të punës (plot me vegla) në bodrum. Mos u ankoni për copat e tallashit nëpër shtëpi.Kjo e mban atë të kënaqur dhe më e mira akoma- e mban në shtëpi gjatë natës.

Luani është gjallëria e shumicës së festive, por ai nuk është karagjoz. Ai vesh maskën e humoristit për të tërhequr vëmendjen dhe audienca e tij zakonisht e ndien se në nirë është që ta respektojnë atë gjatë këtyre momenteve gazmore. Pavarësisht nga paraqitja e jashtme, nuk ka asgjë të butë në lidhje me natyrën e brendshme të mashkullit tuaj të shenjës së Luanit. Ai është shumë më kokëfortë dhe këmbëngulës sesa duket. Ai e di çfarë dëshiron dhe zakonisht e merr atë që do. Ai është goxha i zoti edhe për ta mbajtur mirë atë që do, gjithashtu.

Nëse ju pretendoni që ai të jetë besnik ndaj jush, sigurohuni që ta ushqeni shpirtin e tij me romancë dhe dashuri, sepse nevoja e tij të madhe për afeksion dhe admirim do ta bëjë atë vijë vërdallë në të gjithë xhunglën në kërkim të saj. Nëse marrëdhënia juaj është e vërtetë dhe e thellë, ai ndoshta do të jetë vetëm i juaji, por sytë e tij mund të bredhin paksa vërdallë. Përveçse ti lidhni sytë me shami, nuk keni se çfarë ti bëni këtij mashkulli tjeter. Meshkujt e Luanit e vlerësojnë bukurinë, kështu që nëse jeni lloji i femrës që xhelozoni edhe një vështrim admirues ndaj një femre tjetër, do bënit mirë të bëheshit më tolerante në këtë pikë. Një mashkull i shenjës së Luanit, të cilin e dashura e ka lënë për shkak të një flirtimi të pafajshëm, do të lëndohet thellë dhe do të habitet shumë nga ky veprim. Atëherë, ai do të jetë plotësisht i aftë, për të sajuar çdo gjë- që nga një atak në zemër deri te një letër lamtumire të ndjerë dhe prekëse- që tju vijë keq dhe të ktheheni përsëri në krahët e tij të ngrohta; ai do të jetë aq bindës sa ju do të ndiheni si një përbindësh mizore.

Nëse ju pëlqejnë skenat dramatike dhe emocionale, nuk do ta keni shumë problem ta kuptoni këtë lloj situate që në fillim të marrëdhënies.Gjithsesi, aventurat e tij ndoshta do të jenë të pafajshme dhe të padëmshme, në qoftë se ju e trajtoni atë në mënyrën e drejtë. Ata nuk janë asnjëherë tepër të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, pavarësisht nga mirësia e tyre e brendshme, ndonëse shumica e njerëzve të shenjës së Luanit janë të sinqertë në mënyrë brutale, në shprehjen e mendimeve të tyre dhe shpesh herë, janë edhe pa takt. Por buzëqeshja e tij verbuese shumë shpejt e pastron ajrin. Luani i butë,nuk ka qëllim të keq në asnjë nga qelizat e trupit të të tij të madh dhe të fortë. Ai mund të nxjerrë tym nga veshët në momente zemërimi, por shpirtligësia nuk është pjesë e natyrës së tij dhe ai nuk mund të përballet me gjëra mizore (nëse nuk ka ndikime të tjera në kartelën e tij të lindjes). Ai do ti pëlqejë aktivitetet sportive, por ndërsa vitet kalojnë dhe ai rritet, do të preferojë ti shikojë sportet e preferuara nga komoditeti i fronit të tij të rehatshëm.

Jo gjithmonë, por shumë shpesh, ka një rotacion të çuditshëm për meshkujt e shenjës së Luanit. Ndryshe nga Bricjapi, i cili kërkon të rritet në pozitë nëpërmjet martesës, Luani ndonjëherë ka tendencën të martohet me dikë që është në një pozitë më të ulët se ai.Atij i pëlqen statusi social, por ai thjesht nuk mund ti rezistojë “blerjes së një subjekti” ndaj të cilit ai është superior. Ndonjëherë ai e bën një zgjedhje të gabuar dhe ajo “lulja kokë ulur” që rrinte nën këmbët e tij duke e parë me adhurim, mund të bëjë një lëvizje suprizë për të rrëmbyer skeptrin prej tij. Kur ndodh kjo, Luani i rrëzuar nga froni tashmë është kthyer në një burrë të mjerë.

Kjo që do them tani është e trishtueshme,por fatkeqësisht e vërtetë: meshkujt e shenjës së Luanit rrallë ndërtojnë familje të mëdha. Shumë prej tyre nuk kanë fëmijë,ose jetojnë të ndarë prej tyre, apo bëjnë një fëmijë të vetëm. Sa keq që është kështu, sepse ata janë baballarë shumë të dashur, ndoshta disi tepër të butë gjatë bisedimeve për sjelljet e duhura. Pasardhësit tuaj mund të acarohen nga kërkesat e tij dhe të mërziten me leksionet e tij të gjata, por ata shumë shpejt do të mësojnë se si ta nënshtrojnë atë duke e marrë me të mira. Ai do të këmbëngulë për të patur respektin e tyre dhe për ta marrë atë me çdo kusht, por edhe ata detyrohen që ta marrin me të mira atë, për të arritur gjërat që duan duke përdorur me zgjuarsi shprehjet: “Po, zotëri. Ke të drejtë,zotëri.” Prandaj, disiplinën e vërtetë këta fëmijë mund ta mësojnë vetëm prej jush. Fëmijët mund të mos i durojnëmënyrat e tij arrogante. Por baballarët e shenjës së Luanit do të mbahen mend pothuajse gjithmonë me dashuri, në vitet më vonë. Ka diçka që duhet ta mbani parasysh. Mos i kushtoni fëmijeve më shumë vëmendje sesa i jepni bashkëshortit tuaj të shenjës së Luanit, pasi mund të përfundoni në një situatë plot me probleme në formën e një egoje gjigande të thyer ( e Luanit tuaj), e cila do të jetë gati e pamundur për të shëruar.