Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e diele, 15 Maj 2022

312

Dashi
Edhe pse here pas here do bëheni shume xheloze pe rate qe keni ne krah, dita e sotme do jete me e mire për ju. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani asnjë te fshehte. Për beqaret nuk do jete dita me e mire për te filluar një lidhje. Beni edhe pak durim. Financat do fillojnë te konsolidohen ndjeshëm dhe do realizoni transaksione te rëndësishme.

Demi
Nëse jeni ne një lidhje mos flirtoni për asnjë moment me dike tjetër sepse do krijoni debatet te kota me atë qe keni ne krah. Nëse nuk ndjeni me si me pare me mire i jepni fund asaj qe keni krijuar. Për beqaret emocionet do shumëfishohen. Përgatituni për takime te njëpasnjëshme. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë investim marramendës.

Binjaket
Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do qëndroni aq kohe sa mundeni pranë njeri-tjetrin dhe do flisni për gjithçka. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë te krijojnë ndonjë lidhje. Pranë miqve ndihen me se miri. Ne planin financiar situata d stabilizohet fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga puna qe keni bere.

Gaforrja
Pas një periudhe jo shume te qëndrueshme për jetën ne çift, me ne fund do rikthehet qetësia. Jupiteri do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht dhe do iu nxite te tregoheni me tolerante. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshoje rrjedhën e jetës. Ne planin financiar do ndryshoni strategji vetëm e vetëm për te përmirësuar sa me shpejt buxhetin.

Luani
Venusi do iu ndihmoje te realizoni surpriza te bukura gjate kësaj dite dhe t’ia kaloni sa me mire nen praninë e atij qe keni ne krah. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do merren me një çështje shume te rëndësishme dhe nuk do e kenë aspak mendjen tej dashuria. ne planin financiar do keni fat, megjithatë kujdesuni kur te bëni shpenzime.

Virgjeresha
Do ndieni një nevoje shume te madhe sot për t’u dashuruar si dikur me partnerin. Shprehjani atij këtë sepse edhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Për beqaret do kenë takime shume te veçanta dhe fluturat do fillojnë te fluturojnë ne stomakun e tyre. Me financat duhet te bëni kujdes. Hëna do iu shtyje te shpenzoni jashtëzakonisht shume dhe kjo mund t’iu sjelle probleme.

Peshorja
Ju qe jeni ne një lidhje duhet te përgatiteni për një ngjarje shume te rëndësishme sot. Një surprize e madhe iu pret dhe për këtë arsye do ngeleni te mahnitur. Partneri juaj di gjithmonë si t’iu kënaqë. Beqaret do bënin mire te njiheshin mire me personat qe do takojnë para se te bëjnë premtime. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete me e qete sesa ju e mendonit sot. Komunikimi do vazhdoje te ekzistoje ndërmjet jush dhe partnerit, por nuk do ketë asgjë te veçante. Beqaret do kenë mundësi veçse për takime pa te ardhme. Është ne dorën e tyre nëse do duan te përfitojnë apo jo. Financat do jene përgjithësisht te mira edhe pse do iu duhet te bëni disa shpenzime me tepër.

Shigjetari
Ne jetën ne çift pasioni do rindizet. Do përjetoni emocione te papërshkrueshme ne krahët e atij qe dashuroni dhe do doni te qëndroni gjithë kohës me te. Beqaret do takojnë një person i cili do i tërheqë mjaft si nga pamja fizike ashtu edhe ajo shpirtërore. Ne fakt te tille persona ata kane ëndërruar gjithë kohës. Ne planin financiar do përballeni me disa surpriza jo te mira.

Bricjapi
Plutoni do ndikoje negativisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe dita do jete e mërzitshme. Dikush tjetër mund te futet ndërmjet jush dhe t’ua prishe gjithë harmoninë. Beqaret nuk duhet te tregohen si filozofe dhe te flasin pa fund. E mira ehte te veprojnë. Për financat do tregoheni me te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë shpenzim te pamenduar.

Ujori
Edhe për ju do jete Plutoni ai qe do e ndërlikojë jetën ne çift dhe do sjelle debate te shumta. Si ju edhe partneri do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqaret do kenë një takim i cili do ua ndryshoje tërësisht jetën. Përgatituni! Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse pasojat ka gjasa te jene shume me te renda sa mendonit.

Peshqit
Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire sot nëse vazhdoni te flisni dhe te veproni me takt. Do jeni me te hapur ndaj atij qe keni ne krah dhe nuk do i mbani te fshehta. Beqaret duhet te rizgjidhen nga gjumi letargjik dhe te kërkojnë kudo për te gjetur shpirtin e tyre binjak. Financat do jene mjaft te ekuilibruara kështu qe rrini te qete ne këtë sektor.