Parashikimi Astrologjik i Yjeve per sot, 20 Maj 2022

149

Dashi
Fale konfigurimit te yjeve, sot do kaloni nga njëra surprize tek tjetra, por edhe nga një debat tek tjetri. Mos u alarmoni për këtë fakt sepse ne fund te ditës do ngeleni me një shije te mire. Beqaret do kenë me shume fat se te gjithë dhe do takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar mos harroni te shihni njëherë buxhetin para se te shpenzoni.

Demi
Ne planin sentimental te çifteve do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Partneri do iu kuptoje me shume dhe do iu japë gjithë ngrohtësinë qe dëshironi. Beqaret fale dëshirës se tejskajshme për te pasur takime mund te bëjnë disa gabime ne zgjedhje. Kujdes! Ne planin financiar me te privilegjuarit do jene ata qe luajnë lojëra fati.

Binjaket
Çiftet do gjenden përballë një dileme te vështirë. Merrni kohen e duhur për t’u menduar dhe për te bere zgjedhjen e duhur. Venusi do i beje beqaret joshës dhe te parrezistueshem sot. Mundësitë për ta gjetur personin ideal do jene te mrekullueshme. Shfrytëzojini! Te ardhurat nuk do jene te qëndrueshme. Mundohuni te shpenzoni me kursim dhe te hiqni disa lek mënjanë.

Gaforrja
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Fati do iu buzëqeshë dhe do ia kaloni me se miri nen praninë e atij qe dashuroni. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar edhe pse me shume vështirësi do arrini t’i bëni balle tundimit dhe te shmangni shpenzimet e mëdha.

Luani
Edhe pse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe mendoni se e njihni mire njeri-tjetrin, ka gjithmonë disa limite qe nuk duhen tejkaluar. Mos e prekni atë qe keni ne krah atje ku i dhemb me shume. Beqaret qe do shkojnë jashtë qytetit te tyre ka gjasa te takojnë një person te veçante. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te hidhni hapa te mëdhenj.

Virgjeresha
Ka shume mundësi qe sot te qëndroni larg partnerit tuaj dhe te reflektoni me kujdes mbi ato qe do bëni ne te ardhmen. Do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere. Për beqaret dita do jete si gjithë te tjerat dhe nuk do ketë surpriza te mëdha. Beni pak me tepër durim! Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mendoni edhe për te ardhmen dhe kursehuni me shpenzimet.

Peshorja
Do jeni me romantike se me pare sot dhe do përjetoni me shume emocione. Do flisni me te vërtetat dhe nuk do tregoheni aspak te pamatur. Beqaret do jene te fillojnë aventura afatshkurta vetëm qe te përjetojnë emocione. Një lidhje serioze nuk ehte ende ne mendjen e tyre. Ne planin financiar reflektoni mire para se te bëni investime te mëdha.

Akrepi
Marrëdhënia ne çift ka shume gjasa te përmirësohet gjate kësaj dite. Do ndiheni me te afërt me njeri-tjetrin dhe do bashkëpunoni mjaft. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime te shumta. Përfitoni nga ky fakt për te bere zgjedhjen e duhur. Një pakujdesi e vogël me financat mund t’iu kushtoje shume. Shikoni buxhetin para se te shpenzoni.

Shigjetari
Jeta ne çift do jete shume e thjeshte gjate kësaj dite, por edhe pa emocione te mëdha. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar mbi te ardhmen. Për beqaret do favorizohen mjaft takimet e veçanta. Përfitoni sa me shume qe te mundni. Ne planin financiar do keni fat, megjithatë nuk duhet te shpenzoni shume te mëdha për gjera pa vlere te rëndësishme.

Bricjapi
Dielli dhe Venusi do e bëjnë ditën edhe me te bukur pe gjithë te dashuruarit. Do ia kaloni mire pranë atij qe keni ne krah dhe do flisni për gjithçka. Një pjese e beqareve do kenë takime për te cilat do iu rrahe zemra fort. Financat do kalojnë një periudhe te vështirë. Nuk është ende momenti për te filluar investime te mëdha. Prisni te paktën edhe disa dite.

Ujori
Te gjithë planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve dhe zemra do rrahe me shpejt. Për beqaret gjithçka do ndodhe si me magji. Ne ndonjë moment do iu duket vetja sikur jeni ne një film romantik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire pers hak te disa vonesave ne marrjen e te ardhurave.

Peshqit
Mjedisi yjor do e favorizoje jashtë mase jetën sentimentale te çifteve sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do marrin propozime mjaft interesante. Mendohuni mire para se te merrni vendime. Ne planin financuar situata do jete tërësisht e paqëndrueshme.