Shenja më e dashur dhe më e ëmbël e horoskopit

246

Secila nga shenjat e horoskopit ka veçantitë e veta, qofshin këto anët pozitive apo negative të karakterit. Disa nga shenjat janë më të hapura, të çiltra, iu pëlqen të shpalosin sekretet e tyre, ndërsa të tjera janë më të rezervuara dhe nuk iu pëlqen që detajet t’i ndajnë me këdo.

Për të gjithë personat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, tipari kryesor që i bën të dallueshëm nga të tjerët është ndjeshmëria. Ata nuk parapëlqejnë t’i ndajnë emocionet dhe e mbajnë të mbyllur botën e brendshme shpirtërore.

Virgjëreshat i druhen frikës se mund të tradhtohen nga të tjerët apo të lëndohen, ndaj i dedikohen vetëm atyre që arrijnë t’ua fitojnë besimin. Mirësia që i karakterizon nuk mund të ngatërrohet me naivitetin.

Një nga pikat më të forta të Virgjëreshës është intuita. Askush nuk mund t’i manipulojë apo t’i mashtrojë. Personat e kësaj shenje janë shumë të dashura dhe zakonisht ruajnë raporte të shëndetshme me njerëzit të cilët ndajnë të njëjtat qëndrime. Në dukje, duken si njerëz mjaft të ftohtë dhe egoistë, por po t’i njihni më mirë do kuptoni se kanë një zemër të bardhë dhe janë njerëz të ëmbël./politiko.al