Silvana përplaset me Saimrin pas eleminimit

286

Ka qenë i hidhur fundi i rrugëtimit të Silvanës në “Love story”, pasi askush nuk e priste largimin e saj.

Fatkeqësisht ajo nuk mundi të merrte trëndafil në fund nga Saimiri, duke lënë tashmë në garë nëntë konkurrente.

Pas eleminimit ajo shpreh rezervat e saj për princin modern duke thënë se është shumë e lumtur që u largua, teksa shtoi se Saimiri është mashkull i thjeshtë që pret që femrat t’i përulen.

Ajo tha se do burrë me B të madhe, teksa Saimiri i përgjigjet, se edhe ajo duhet të jetë grua me G të madhe nëse e ka këtë kërkesë.

“Jam shumë e lumtur që largohem sonte, sepse e kam menduar gjatë gjithë javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulen, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe” – tha Silvana pas eliminimit, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Saimirit:

“Duhet të bëhesh njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…”

Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.

Kujtojmë se pas debatit që patën javën e kaluar ata zhvilluan një takim së bashku.

Ndonëse Silvana tha se nuk do e puthte më, ajo doli kundër vetes dhe gjërat u dukën se u rregulluan mes tyre.

Por, jo. Saimiri na surprizoi të gjithëve duke e hequr nga gara.