Çift i ri në Showbiz? Beatrix Ramosaj dhe Eugent Bushpepa në një lidhje dashurie?

229

Mbrëmjen e djeshme, Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika.

Vëmendjen e të gjithëve e mori prania e Eugent Bushpepës në videoklip dhe skenat e nxehta mes tyre.

Ditën e sotme në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin.

Por një postim i Oriola Marashit i ka bërë të gjithë lëmsh. Teksa ka suportuar shoqen e saj për këngën e re në Instastory, modelja shkruan “Çifti më i mirë.”

Këto fjalë kanë ngritur goxha dyshime, teksa në klip duket qartë se mes tyre ka kimi. Por, nuk ka asnjë fakt tjetër që të na e vërtetojë këtë.

Kujtojmë se prej shumë vitesh Genti bashkëjetonte me një vajzë të quajtur Andia, me të cilën ka thënë në intervista të ndryshme se planifikon të bëhet baba.

Mirëpo, dy javë më parë në një intervistë tek E diela Shqiptare, ai tha se ka nisur një lidhje të re prej një viti, pa na zbuluar detaje të tjera.

Ndërsa, Beatrixi i ka dhënë fund një lidhjeje të gjatë dhe nuk dimë se çfarë bëhet

https://www.instagram.com/p/CJYRawOBj3E/?utm_source=ig_embed