Në një makinë udhëtonin logjika dhe fati. Pasi kishin përshkuar një pjesë të rrugës, mjeti pëson një avari. Vijuan udhëtimin në këmbë me shpresën se ndonjë makinë do të kalonte ose të gjenin një strehë. Pas shumë kohe duke ecur, as makinë e as strehë gjetën. Të lodhur e të rraskapitur, ata vendosën të pushojnë. Logjika tha: Unë po shkoj të shtrihem nën hijen e asaj pemës anës rrugës. Fati tha: Ndërsa unë do shtrihem mu këtu në mes të rrugës. “A je në vete? A ta dëgjon veshi atë ç’ka të thotë goja? Është rrezik i madh, a nuk ke frikë se kalon ndonjë makinë dhe të shtyp?”, e pyeti logjika.
“As që më intereson, do të fle fiks këtu ku jam”, iu përgjigj fati dhe u shtri të për të fjetur në mes të rrugës. Ndërsa logjika, shkoi në anë të rrugës dhe u shtri e sigurtë nën hijen e pemës. Pas një farë kohe, vjen me shpejtësi të madhe një kamion i ngarkuar dhe kur dalloi që në rrugë ishte i shtrirë një preson, tashmë ishte tepër vonë për të frenuar. Prandaj, instiktivisht, shoferi e devijoi kamionin dhe u përplas me pemën nën të cilën po flinte logjika. Sigurisht që logjika ndërroi jetë në vend, ndërsa fati jetoi.
Mësimi:
Të dashur miq, e tillë është jeta. Nganjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse mund të jetë totalisht kundër logjikës. Ndoshta vonesa në udhëtim dhe humbja e trenit apo autobusit është më e mirë për ty. Ndoshta humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Noshta ajo që urren është në favorin tënd. Prandaj mos e humb toruan dhe shpresën nga ndodhitë e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd. Miq kam dëshirë të ju tregoj diçka në lidhje me qëllimet kryesore që njeriu duhet të ketë në jetë:
Një bujk kishte një qen i cili rrinte ulur gjithë ditën anës rrugës dhe priste të kalonin makinat. Sapo kalontë një makinë, ai e ndiqte nga pas duke lehur dhe vraponte sa fuqi të kishte që ta kapte makinën. Një ditë, komshiu i tij e pyet bujkun: A mendon se qeni jot do e kapi dot ndonjë herë një makinë? Bujku ju përgjigj: Nuk është kjo ajo që më shqetëson. Ajo që më shqetëson mua është, ja ta zëmë se e kapi njërën, puna është çfarë do të bëjë më pas?
Shumë njerëz në jetë sillen fiks si qeni që kapen pas qëllimeve të kota. Studiojeni jetën tuaj, vlerësoni se cili është qëllimi juaj, cili është objektivi që ia vlen të luftosh për të. Mos u turrni pas gjërave që në realitet nuk kanë asnjë pikë vlere. Ta zëmë se keni për qëllim të bëheni të pasur e milionerë. Kaluat gjithë rininë dhë hoqët dorë nga shumë kënaqësi të tjera të kësaj jete vetëm për tu bërë miljoner gjashtëdhjetë e pesë vjeç. Ja ku u bëre shtatëdhjetë vjeç milioner. Po tani çfarë? Miq, duke qenë se e nisëm me tregime të shkurtra,
po e mbyll me një tregim të bukur që kam përshtypjen se do ju pëlqejë: Një profesor doktor me grada shkencore dhe një njeri i thjeshtë shkuan për kamping, vendosën tendën dhe ranë në gjumë. Pas disa orësh, njeriu i thjeshtë zgjoi shokun e tij dhe e pyeti: Ej, shiko lart në qiell dhe më thuaj çfarë sheh? Profesori me grada shkencore iu përgjigj: Shoh miljona yje. Njeriu i thjeshtë e pyet: E çfarë të thotë kjo gjë? Shkencëtari u mendua për një minutë: Duke e parë nga ana astronomike, më thotë që egzistojnë miliona galaksi dhe mundësisht
miliarda planete. Duke e parë nga ana astrologjike, bricjapi do të ketë një muaj të keq. Duke e parë nga ana e kohës, më thotë se ora duhet të jetë rreth tre e njëzet e natës. Duke e parë nga ana teologjike, është mëse e dukshme se Zoti është i gjithëfuqishëm ndërsa ne jemi të vegjël dhe të papërfillshëm. Nga ana meteorologjike, duket se do të kemi një ditë të bukur nesër. Po ty çfarë të thotë? Njeriu i thjeshtë heshti për pak dhe tha: Duke e parë nga ana praktike… më thotë që… na kanë vjedhur tendën.
Mësimi: Edukohu në mënyrën e duhur dhe aplikoje dijen tënde aty ku është e aplikueshme. Shpresoj shumë që të ju kenë pëlqyer të gjitha këto tregime të shkurtra dhe jam kurioz të di opinionet tuaja në lidhje me përmbajtjen e kësaj faqeje. Mirëpres edhe kritikat tuaja në komente. Nuk më mbetet tjetër gjë miq vetëm se të ju falenderoj përzemërsisht që lexoni tregimet e mia dhe të ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të famshme dhe shumë të vyer: mendjen në vend miq, mendjen në vend. Të tjerat rregullohen të gjitha./historimotivuese.com