Vetem 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, Ylli Merja tregon metoden e cila do t’iu pastroj juve

372

Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar.

Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve të përditshme, nganjëherë fjala është për ndonjë sëmundje psikike, ndërkaq në 16 për qind të rasteve lodhja është pasojë e sëmundjes inf ektive. Kur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, kur është e zvogëluar tajitja e melatoninës, jemi më të lodhur se zakonisht.

Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike. Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik dhe e karakterizon prania e elanit të jetës. Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë.

Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, e karakterizon humbja e elanit, mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar. Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj.

Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kro nike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje.

Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit. Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abu zon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj.

Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqënien e tyre. Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij.

Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që shoqërohet me efekte negative te rrezatimi diellor.

Vlen të theksoj se ajri i keq i mbushur me grimca (bak terie, spore kërpudhash) përmban edhe gazra të rrez ikshëm për shëndetin tonë e zakonisht ndotja më e madhe paraqitet në zonat urbane.

Pra ky përbërës që futet në rrugët respiratore, shkon në mushkëri e bëhet shkëmbimi i gazit karbonik me oksigjenin, por gazi që merr gja ku nuk është më i pastër, por i kontaminuar.

Më tej ky gjak jo i pastër shkon në tru, muskuj e qeliza dhe duke mos pasur cilësi do të shfaqen efektet e para negative në sistemin nervor, qarkullimin e gja kut e organet e tjera.

Më të predispozuarit për tu prekur nga ky problem, janë të gjithë individët e prekur nga astma e ne iu rekomandojmë që të përdorin një çaj me lule bliri, aguliçe, thundërmushkë, zhumbricë apo dhe një përzierje kundër kollës.

Krahas kësaj rekomandohet edhe përdorimi i propolisit të bletës, duke konsumuar 10 pika në ditë pasi do të shërbejë s

pasi do të shërbejë si një ngacmues për të gjithë receptorët (ndikon në tensionin e gjakut, gjëndrat endokrine, zgjeron pulmonet). Propolisi i bletës është një fuqizues shumë i mirë i punës dhe anës fiziologjike të organizmit.

Trajtimi me bimë medicinale

Ulja e shtypjes atmosferike ndikon në gjithë sistemin tonë të qarkullimit të gjakut e zemra pompon gj ak me vështirësi, kështu që në këto raste personat që vuajnë nga tensioni e problemet kardiovaskulare duhet të përdorin bimën e murrizit.

Kjo e fundit gjendet pothuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë e ndikon në zgjerimin e arterieve, veçanërisht të atyre koronare. Në këtë mënyrë mbrohet zemra e parandalohet inf ar kti.

Ka edhe bimë të tjera si gjethet e ullirit, lëvorja e shelgut, trëndafili, boronica apo çaji kolesterol që forcojnë zemrën. Personat më të predispozuar që goditen nga ndryshimet klimaterike janë ata që vuajnë nga reumatizma.

Për një kohë të gjatë arteriet e këtyre të sëmurëve fillojnë të dobësohen e kur ulet shtypja atmosferike, venat ngushtohen. Për të rritur rezistencën e trupit, ky grup të sëmurësh duhet të përdorin pak propolis për të marrë fuqi, si dhe çajin e reumatizmit e vajin e sinapit.

Ky i fundit mund të përdoret duke masazhuar kyçet dhe ka vaj dafine, livando në përbërjen e tij. Të sëmurët me tension mund të përdorin çaj me gjethe ulliri apo boronicë që shërbejnë për normalizimin e qarkullimit të gja kut.

Duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë pastrimit të trupit nga toksinat në mënyrë që të bëhet detoksifikimi i mëlçisë.

Kështu duhet të pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, ndërsa vaji i lirit dhe ai i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme për pastrimin dhe forcimin e organizmit.

Organizmi fillon të pastrohet dhe mjalti mund të sjellë çlirimin e toksinave, gjithashtu. Por mund të përdoren edhe farat chia, të përziera me mjaltë, e në këtë mënyrë trupi do të fitojë fuqinë e mëparshme brenda 2-3 ditësh.

Vlen të theksohet që në momentin e parë që njeriu ndjen këputje apo lodhje mund të nisë të bëjë gjimnastikë edhe në kushte shtëpia apo në natyrë.