Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2022

133

Dashi

Do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë. Mbani nën kontroll zemërimin tuaj dhe trajtojini mirë të gjithë në zyrë. Devijimi nga kjo rrugë mund t’ju kushtojë punën, duke përkeqësuar drejtpërdrejt situatën tuaj financiare. Ju duhet t’ia shprehni ndjenjat personi që dashuroni, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.

Demi

Një romancë e re do të duket e sigurt për disa persona të kësaj shenje. Dashuria do të lulëzojë në jetën tuaj. Mos jini të hapur dhe emocional gjatë takimeve të biznesit.

Binjakët

Shmangni netët e vona dhe shpenzimin e tepërt për të tjerët, pasi mund të shkaktoni tension në familje. I dashuri/e dashura juaj nuk do mund t’i ndajë hapur ndjenjat e tij/saj para jush, gjë që mund t’ju shqetësojë. Një projekt i rëndësishëm – për të cilin keni punuar për një kohë të gjatë – është vonuar.

Gaforrja

Një ditë jo shumë e mirë për nënat në pritje. Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë ecjes. Pas një faze të vështirë, dita do ju befasojë me diçka të bukur në punë.

Luani

Pozicioni financiar do përmirësohet së shpejti. Mos e humbni kohën duke bërë plane – por lëvizni dhe filloni t’i zbatoni ato. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të bëjë diçka të veçantë për ju sot.

Virgjëresha

Bëni shumë kujdes për shëndetin, veçanërisht personat që vuajnë nga tensioni. Një koleg i zyrës suaj mund të dëmtojë një nga sendet tuaja me vlerë sot. Romanca do të vijë në rrugën tuaj, teksa një miqësi do të bëhet më e thellë.

Peshorja

Ideja juaj për të kursyer para mund të realizohet sot, teksa do të keni mundësi të kurseni siç duhet. Fëmijët mund t’iu zhgënjejnë pasi mund të mos përmbushin pritshmëritë tuaja. Sot do ju mungojë dashuria e vërtetë në jetën tuaj.

Akrepi

Mbani nën kontroll dietën tuaj dhe bëni ushtrime për të qëndruar në formë. Do të takoni një mik të vjetër mjaft mirëkuptues. Ju mund të prishni një projekt nëse tregoheni shumë të hapur për planet tuaja.

Shigjetari

Shëndeti mbetet perfekt. Disa ndryshime në shtëpi do t’ju bëjnë shumë sentimentale – por do të jeni në gjendje t’i komunikoni në mënyrë efektive ndjenjat tuaja njerëzve që kanë më shumë rëndësi për ju. Sytë e tu janë aq të ndritshëm sa mund të ndriçojnë një natë të errët të të dashurit tënd.

Bricjapi

Frika mund t’ju shqetësojë. Zgjidhni sot konfliktin tuaj të kahershme pasi nesër mund të jetë shumë vonë. Në kohën tuaj të lirë mund të kryeni detyra, të cilat dikur i kishit planifikuar dhe menduar t’i realizonit, por nuk ia keni dalë.

Ujori

Keqpërdorimi i marrëdhënieve personale për të përmbushur pritshmëritë tuaja do të sillte konflikt me gruan tuaj. Ditë e mirë për të dërguar CV-në tuaj ose për t’u paraqitur për një intervistë. Mos e nxisni partnerin tuaj për asgjë sot.

Peshqit

Natyra gazmore e anëtarëve të familjes do të lehtësojë atmosferën në shtëpi. Sot do të shijoni ajkën e dashurisë. Përparime profesionale për disa persona të kësaj shenja./BalkanWeb