Arditi, artisti i ri që solli 3 projekte të bukura

237

Arditi, artisti i ri që solli 3 projekte të bukura

Eshtë mjaft i ri e i talentuar një tjetër artist që shumë shpejt do e njohin të gjithë. Quhet Ardit ashtu siç e ka emrin dhe prezantohet dhe në muzikë e vetëm 21 vjeç ku ka sjellë projektin më të ri 3/3.

Këngëtari është me origjinë nga Prizreni por jeton në Gjermani dhe mësojmë se ka një vit që ka nisur të publikojë muzikën e tij. Rryma e tij muzikore është ajo më e reja Trap Pop Music ku ai duket se ka shumë talent e ka dashur të sjellë një mini album me tre këngë të reja.

Për më shumë për punën e tij mund ta gjeni dhe në instagramin e tij me emrin arditkra, ndërsa projektet janë vetëm në versionin audio e ku do i gjeni në të gjitha platformat digitale e ia vlen ti dëgjoni.