Раmje të frikѕhmе në Norveеgјi/ Тоka ‘рërрin’ një рјеѕë të qуtezëѕ, ѕhtëрitë mbulohen nga balta

649

Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji.

Policia norvegjeze u lajmërua, në orën 4 të mëngjesit, për rrëshqitje masive të dherave, dhe se tetë shtëpi u shkëputën nga trualli i tyre, në një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.

Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.

Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe evakuimi vazhdoi, pasi zyrtarët thanë se ekzistonte akoma rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme. Gjeologët nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze po vlerësojnë aktualisht vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të përcaktuar nëse është e sigurt për hyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Zona ku ndodhet kjo qytezë është e njohur për terrenin e saj të pasur me një lloj argjile që mund të ndryshojë nga forma e ngurtë në të lëngshme. Kjo shkakton shpesh katastrofa të tilla dhe shumë herë ka pasur raportime për rrëshqitje të tokës.