Horoskopi i datës 28 qershor 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

334

Dashi

Mos i bëni gjërat fshehur sot dhe shprehuni ashtu si i mendoni gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta në çift do ndërlikohet dhe do tensionohet nga ndikimi negativ i familjarëve ose miqve. Bëni atë që do ju duket juve më e mira dhe më e logjikshmja. Nëse jeni ende beqarë ka mundësi që të ndiheni më të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të ndiheni mirë. Në punë mund të merrni edhe kritika dhe gjërat mund t’iu ndërlikohen goxha. Mos e lëshoni veten dhe mos thoni që nuk e bëni dot diçka. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe do kryeni çdo investim të menduar më parë.

Demi

Nuk do jeni aspak nervozë gjatë kësaj dite dhe do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, pasioni në jetën tuaj do jetë i zjarrtë gjatë gjithë kohës. Do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah dhe zemra do ju rrahe fort. Ju beqarët do keni një ditë të begatë. Do njiheni me persona të shtresave e profesioneve të ndryshme dhe disa do ju pëlqejnë tej mase. Shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë do ju mungojë objektiviteti dhe besimi në vetvete. Gjërat do ju duken edhe më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për të përmirësuar financat duhet të mos besoni kurrsesi tek lojërat e fatit.

Binjakët

Lërini të tjerët të shprehen gjatë kësaj dite dhe me pas merrni vendimet tuaja. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket më i trishtë. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë që partneri do bëjë për ju. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona që nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ja që në jetë mund të ndodhë gjithçka. Në punë të gjithë do kenë më shumë besim tek ju dhe do ju motivojnë të ecni përpara. Do përfundoni me sukses një projekt të nisur prej kohësh. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

Gaforrja

Urani do ju bëjë mjaft kreativë gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për një jetë më të mirë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur pakënaqësi nga partneri apo nuk keni përjetuar emocionet e shumëpritura, do ndiheni më të qetë. Do sqaroni gjithçka. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Merkuri dhe do takoni disa persona interesantë. Për të hedhur hapa do ju duhet të prisni edhe pak. Sipas Dritare.net, në punë mundet të ndryshoni edhe postin vetëm për të vënë në dritë planet që keni bërë. Për ju kjo është më e rëndësishmja e momentit. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm, por nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni.

Luani

Gjatë mëngjesit mund të keni edhe disa dyshime sot, por më pas gjërat do normalizohen. Për ju ë dashuruarit pritet të jetë një ditë e bukur kjo e sotmja. Marrëdhënia në çift do jetë e adhurueshme dhe do kaloni edhe pak kohë me të afërmit. Ju beqarët duhet të zgjidhin njëherë problemet me miqtë para se të mendoni të kërkoni dashurinë. Të dyja nuk mund t’i bëni dot. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini dhe kjo do ju bëjë të mos ndiheni të qetë. Reflektoni dhe gjeni momentin e duhur për të vepruar. Financat do favorizohen nga Plutoni dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.

Virgjëresha

Do ndiheni herë pas here nën presion gjatë kësaj dite, megjithatë falë mbështetjes së të afërme do ja dilni mbanë në çdo fushë. Për ju të dashuruarit në përgjithësi gjërat kanë për të ecur mjaft mirë. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mërziteni për asgjë me të. Nëse jeni beqarë do keni disa takime të zakonshme me disa persona, por që shumë shpejt ato takime do shndërrohen në diçka më tepër. Jeta profesionale do jetë më e kënaqshme. Kolegët dhe shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar nuk keni për të pasur vështirësi të mëdha kështu që mund të jeni të qetë.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë të jeni në formë gjatë kësaj dite dhe komunikimin do e keni çelësin e suksesit. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri, do keni mjaft energji pozitive. Marrëdhënia mes jush do jetë e bukur dhe e veçantë në të njëjtën kohë. Të gjithë do ua kenë zili mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë mos u inatosni nëse nuk i merrni shpejt rezultatet, por bëni durim. Keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë mirë. Për financat do jetë ditë delikate, por me pak kujdes do i shmangni katastrofat.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do arrini të dilni nga rrethi vicioz ku jeni futur dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Ju të dashuruarve partneri do iu japë një lajm tejet të rëndësishëm, i cili do ua mbushë zemrën me gëzim dhe do ju bëjë ta dashuroni atë akoma më shumë. Ju beqarët nga ana tjetër edhe pse do lodheni duke kërkuar një person të përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në punë nuk do ju shpëtojë asgjë, Do jeni të zgjuar dhe do dini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi falë gjendjen së qëndrueshme mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më aspak te stresuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Nëse keni një lidhje përgatituni momente të begata. Çdo gjë ka për të ecur më së miri mes jush dhe atij që keni në krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese së bashku. Ju beqarët nuk do mendoni aspak për dashurinë, pasi për ju do ketë gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe ju me shumë dëshirë do bëni më të mirën e mundshme. Të ardhurat nuk do jenë as të këqija, por dhe as shumë të mira sa për të bërë investime afatgjata.

Bricjapi

Si kjo ditë nuk keni pasur shumë në jetë kështu që shfrytëzojeni

sa të mundeni. Pasioni do ndizet flakë për ju të dashuruarit aq sa në disa momente nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Do jeni më të përkëdhelurit e yjeve. Ju beqarët gjithashtu do kaloni një ditë pozitive edhe pse nuk do filloni dot një lidhje. E rëndësishme është që buzëqeshja nuk do ju shuhet për asnjë moment. Në punë, një koleg do ua vështirësojë gjërat, por kjo nuk duhet t’iu ndalë. Tregojuni të gjithëve sesa vleni. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe që të mos keni probleme.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni herë pas here të paqëndrueshëm në mendime dhe do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni më të gatshëm ta dëgjoni partnerin tuaj dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ka për të qenë shumë më i fortë. Ju beqarët nuk do keni gjëra të jashtëzakonshme, por flirtet dhe mundësitë për aventura nuk do mungojnë asnjë çast. Në punë do ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet të dini të përfitoni prej tyre. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes që të mundeni dhe keni për ta parë se shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.

Peshqit

Do keni karakter shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe shpesh mund të futeni në probleme me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, mes jush dhe partnerit tuaj gjërat nuk kane për të ecur ashtu si i ëndërronit, megjithatë probleme serioze dhe pa zgjidhje nuk do ketë. Tregohuni më largpamës dhe mos mendoni vetëm për veten. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë, të pranoni njohjet e reja dhe të mundeni të shkoni nëpër udhëtime. Do keni më shumë fat në dashuri në këtë mënyrë. Në punë një koleg i vjetër do ju mbështesë fort dhe do ju ndihmojë të hapni dyer të reja. Financat pa asnjë problem. Shfrytëzojeni rastin për investime. /dritare.net