Bekim Ibrahimi këngëtari i risive të reja muzikore sjell këngën “DASHURIA E PARË”

335

A e keni dëgjuar akoma këngën më të re të këngëtarit Bekim Ibrahimi, i cili siç shihet kohëve të fundit, është dhe një nga  këngëtarët  më produktiv të momentit’ e pra kënga e tij që titullohet DASHURIA E PARË po korr një sukses shumë të madh.

DASHURIA E PARË është një këngë e shumë e bukur me një tekst të rimuar ëmbël, me një realizim të mirëmenduar deri në detaj, sepse Bekimi përveçëse këngëtar’ ka dhe një pasion tjeter, atë të të shkruarit vargje që i kthen në tekste ku i ndërthur me muzikën e tij të bukur, për t’i kthyer në këngët që po pëlqehen masivisht nga publiku i të gjitha moshave.

Bekimi nuk po ndalet për as një moment, ai po vazhdon që të sjellë projekte të reja muzikore’ një ndër këto projekte pritet që të lançohet së shpejti.

I pyetur nga gazetari i Portalit Adrianet.al Se ku e gjen gjithë këtë forcë dhe motivim për të vazhduar  karrierën, dhe krahas karrierës, ti përkushtohet familjes dhe biznesit të tij, ai tha se ka një burim të pashtershem energjish që vijnë nga mbështetja e familjes time’ dhe e bashkëpunëtorëve të cilët i falenderoj shume për përkrahjen dhe suportin në rrugëtimin tim artistik.

Deri në projektin e ri të këngëtarit Bekim Ibrahimi ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën DASHURIA E PARË

Teksti & muzika: Bekim IBRAHIMI

Orkestrimi: Edmond RRAPI

Figurantja : ansambli ” DANCË PLUS FOLK ” Elbasan.
Shesh xhirimet:
– Parku i Liqenit Artificial të Tiranës,
– Liqeni i Farkës – Tiranë
Vidio- produksion : ARTFABE. /Adrianet.al